Deklaratë e Lëvizjes Socialiste për Integrim

131
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar lidhur me sulmin që ndërmori SHBA, Britania e Madhe dhe Franca sot në Siri, për t’i dhënë fund kështu përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Asadit.
Deklaratë e Lëvizjes Socialiste për Integrim 
Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet ndërhyrjen në Siri të vendeve aleate si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francës dhe Britanisë së Madhe. 
Ne besojmë se iniciativa e Presidentit Donald Trump është në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të sigurisë ndërkombëtare, si dhe një akt për t’i dhënë fund regjimit diktatorial dhe veprimeve barbare kundër njerëzimit.