Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar mbi deklaratat e Ministres së Drejtësisë e cila hidhte poshtë akuzat për emërime partiake nëpër burgje.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili e quan një turp nga ana e Ministres, duke ironizuar gjithashtu se ajo është në një garë me Ramën për t’u bërë më gënjeshtare se ai.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Ore po a ka turp kjo ministrja e drejtesise kur hedh poshte akuzat per punesimet e partise.
Apo kane ikur te gjithe nga mendt me keq se Edi Rama,qe e ka genjeshtren menyre jetese
Keta flasin te gjithe si idiote.
Lexojeni vete dhe gjykojeni vete paturpesine e ketyre,qe eshte turp ti quash ministra.

Ne pergjimet jo te opozites ,por te prokurorise ja ç’thote Arben Çuko ish drejtor i pergjithshem i burgjeve:

“Ki parasysh që Lushnja nuk ka asnjë vend bosh, Fieri ka 20 vende dhe kanë sjellë 200 veta.
Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe të gjithë ishin listat e partisë.”

Ja cthote kjo ministrja e dtejtesise e Edi Rames ne gare per tu bere me genjeshtare se ai;

“Hedh poshtë akuzat për emërime partiake në burgje. Procesi i punësimeve në burgje ka qenë dhe mbetet procesi më meritokratik.Procesi i punësimeve ka qenë u hapur transparent për të gjithë “.

Kete e akuzojne fjalet e ish drejtorit te saj te burgjeve.
Cfare hedh poshte kjo?
Drejtorin e saj.
Hajde gremine logjike hajde.

Genjeshtarë te tille ky vend as ka pare as nuk do shohe më.