Deklaratat e Lu, Meta: Standardi për reformën në drejtësi nuk varet nga ora që mbajmë në dorë

398
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta foli dje në intervistën e parë të vitit 2016 për një sërë çështjesh të rëndësishme dhe axhendën politike që ka në fokus reformën në drejtësi. Përballë gazetares Eni Vasili në emisionin “Studio e Hapur” në News24. Kryeparlamentari Meta, foli edhe për dekriminalizimin, për ndryshimet kushtetuese dhe reformën zgjedhore. Meta ka shuar zërat për marrëdhëniet e ngrira me kryeministrin Rama, duke theksuar se marrëdhëniet me të janë të qendrueshme e bashkëpunuese. Po ashtu kreu i Kuvendit deklaroi se emri i tij nuk është përmendur nga avokatët e qeverisë shqiptare në raportin për çështjen e shumëpërfolur CEZ-DIA, të cilin e quajti organizim mafioz, kriminal, mediatik. Madje sipas kreut të Kuvendit, emri i tij në këtë çështje ishte spekulim, që erdhi pas rezultatit që pati LSI në zgjedhjet e fundit lokale. Kërkesën e hetimit amerikan për çwshtjen CEZ-DIA, Meta theksoi se e bëri si kundërpërgjigje ndaj gjithë atyre që kishin keqpërdorur emrin e Ambasadës Amerikane, duke e etiketuar si nxitësen kundër tij. Por zoti Meta nuk la mënjanë as urimin e tij për shqiptarët për vitin 2016: “Gëzuar Vitin e Ri meqë kemi këtë mundësi të parë”.
– Ideja e përgjithshme për 2015-ën, u përfshitë në disa çështje të vështira, si çështja Doshi dhe CEZ. Si ka qenë viti që lamë pas i vështirë, i mbrapsht apo luftarak?
– Çdo vit për mua është impenjativ, angazhimet e mia kanë qenë të mëdha. Ka qenë një vit i zakonshëm për mua. Individualisht kam qenë target që në 2002 kur më është hequr imuniteti dhe në vijimësi. Çdo politikan duhet të ballafaqohet me të gjitha sfidat dhe vështirësitë.
– Janë 23 vjet që ju nuk mungoni parlamentit të Shqipërisë…LSI po kërkon ndryshime në qeveri?
– Teza e ndryshimeve në qeveri fillon që ditën e parë sa qeveria betohet. Kështu që nuk më çudit, kjo tezë. Është interesante për të mbushur gazetat.
– Keni takuar ministrat tuaj sot (dje), cilat kanë qenë arsyet?
– Kam takuar vetëm Ministren e Integrimit, nuk e di të kem takuar ministra të tjerë. Nuk është e saktë. Edhe nëse takohem, kjo është një gjë normale, por nuk është e vërtetë që kam pasur një takim të posaçëm me ministrat e LSI. Impulset e reja janë të domosdoshme, por nuk i shohim njësoj impulset. Gjithmonë ka vend për përmirësime. Edhe kryeministri vetë është i interesuar. Nuk e besoj se vetë ministrat janë vetë të lumtur e të kënaqur.
– Ju mendoni se do të ishte mirë të kishte një rifreskim?
– Mendoj se ka gjithmonë vend për rifreskim, është çështje që i takon kryeministrit.
– Është e vërtetë se marrëdhëniet mes jush e zotit Rama janë si të ndera?
– Është njësoj si çështja e ndryshimeve. Janë të qëndrueshme e parimore e bashkëpunuese.
– Si po bashkëpunoni, sepse ka zëra se koalicioni nuk funksionon normalisht?
– Nuk jam këtu për t’u marrë me të gjithë zërat.
– A mendoni ju siç përflitet, se pas sulmeve sidomos për çështjen CEZ-DIA, qëndron zoti Rama? Kështu është komentuar, të paktën edhe raporti i avokatëve të qeverisë…
– Nuk e di se çfarë thoshte publikimi i avokatëve të qeverisë, është bërë shumë zhurmë. Ka patur përpjekje për të shpërndarë shumë mjegull, ju nuk i jeni referuar fakteve konkrete. Nuk është përmendur emri im asnjëherë nga avokatët. Ata kanë dhënë edhe një sqarim me shkrim, duke e bërë të qartë që nuk e kanë përmendur emrin tim. Ish-kryeministri është i saktësuar, por nuk është Ilir Meta. Dikur ka qenë i akuzuar për çështje të caktuara, çështje e tij. Ka qenë një organizimi mafioz, kriminal, mediatik por kompania nuk e ka përmendur emrin tim.
– E ka përmendur zoti Hajsek…
– Edhe kjo është tërësisht e pavërtetë. E ka shprehur zoti Berisha në parlament. Deklarata e zotit Hajsek është e verifikueshme. Marrëdhëniet me CEZ i ka patur shumë përpara se zoti Meta të kishte detyrat. Merrni dëshminë dhe ta lexojmë. Kështu tha edhe zoti Berisha, por doli që zoti Berisha të kishte emrin. Ai gjithmonë i referohet ambasadorit. Ti referohemi fakteve jo spekulimeve?
– Sipas Hejsek nga sa kuptohet nga dëshmia…
– Po merrni dëshminë dhe ta lexojmë. Ai gjithmonë i referohet ambasadorit në Pragë
– Kush po spekulon zoti Meta?
– Spekulojnë të gjithë sepse është shumë normale, zgjedhjet e fundit treguan një rritje të LSI kjo rritje nuk i bën të lumtur të gjithë.
– Kush është mafia politike mediatike? Sipas llogarive duhet të jetë zoti Rama…
– Ai nuk ka shprehur kurrë pakënaqësi për rritjen e LSI.
– A është zoti Rama një nga ata?
– Nuk e besoj, nuk ka përse.
– Lidhjet me Ismaliaj?
– Nuk ka asnjë lidhje raporti i DIA-s me CEZ me mua dhe me LSI. Është një raport mes tyre, me të është marrë drejtësia. Ne nuk i kemi krijuar asnjë favorizim CEZ-it. ERE ka marrë vendimet e saj dhe drejtori i KESH jo vetëm ka kundërshtuar fort me ERE por e ka hedhur vendimin. Kam pasur njohje me të (Ismailaj), se edhe me pronarin e medias suaj kam qenë për darkë dhe me shumë të tjerë, por s’mund të mbaj përgjegjësi për një biznesmen për marrëdhëniet e tij me ligjin.
– Mbani përgjegjësi nëse rekomandoni persona të veçantë?
– Nuk kam asnjë dëshirë të merrem me këtë, bëni një emision me fakte dhe të vërteta, shpreh keqardhjen për një përpjekje për të krijuar dhe stisur histori që s’kano lidhje me të vërtetën dhe faktin.
– Tre persona mes tyre ministra dhe ish ministria të PD janë thirrur në Prokurori për çështjen CEZ, Vetë zoti Ruli është shprehur se qeveria do të godasë Ilir Metën nëpërmjet kësja lëvizje?
– E falënderoj Genc Rulin që është i shqetësuar se qeveria do të më godasë mua. Kjo pyetje duket sikur është për Gjiknurin. I ftoj të gjithë Ramën, Rulim Mimën, kushdo që ka prova se Meta ka cenuar ligin t’i çojë faktet dhe provat në prokurori.
– Ju u shprehet pro hetimit të çështjes CEZ-DIA…
– Doktori hodhi një sfidë, i bëra të qartë një “po”, për një hetim ndërkombëtar por një hetim amerikan. E kam bërë se të gjithë ata që porosisnin shkrime dhe emisione keqpërdornin emrin e Ambasadës Amerikane sikur ajo ishte nxitësja kundër zotit Meta. Këtë gjë do ta votonim pa me të voglin hezitim.
– Prandaj abstenuat?
– Ata nuk e morën përsipër. Unë nuk jam për EULEX, dihet performanca e EULEX në Kosovë.
– Ju folët për një aleancë Rama-Basha dhe Meta-Berisha…
– Kam folur për aleancë Meta-Meta dhe jo Meta-Berisha.
– Është e vërtetë që i keni akuzuar Ramën e Bashën për aleancë mes tyre?
– Zoti Basha më kërkonte mua dorëheqjen, shpreha çudi se si ai kërkon dorëheqjen time dhe jo të kryeministrit, prandaj u tha e gjithë kjo.
– I kërkuat aleancë zotit Berisha, takimi dhe fotoja tek ambasada kineze…
– Këto raporte nuk i di. Që nuk e kam debulesë zotin Berisha nuk e them dot sepse më tradhton edhe mimika. Po që është kënaqësi të bashkëpunosh dhe të luftosh me të është.
– A jeni penduar që bëtë koalicion me Ramën? A ishte më mirë me Berishën?
– Po më vë në pozicion të vështirë. Koalicionet nuk i bëj unë. I bëjnë qytetarët shqiptarë. Në 2009 unë dhe LSI kërkuam të ishim me PS. Ishte PS që insistoi të përjashtonte LSI. Në 2009 duheshin 71 deputetë që të formohej qeveria dhe ose do arrihej një aleancë ose do ishim kundër. Koalicioni me PS ishte i natyrshëm.
– A ka ndonjë mundësi të prishjes së koalicionit qeverisës? Për çfarë do ishit i gatshëm ta prishnit?
– Koalicioni bëhet në sajë të një programi. Duhet të përputhen interesat kryesore. Kemi treguar përgjegjshmëri dhe fleksibilitet. Vetëm për çështje madhore programore, koalicioni mund të kishte probleme. Ashtu si në koalicionin me zotin Berisha, që kemi pasur probleme por mund të prishej kialcioni vetëm për NATO-n.
– Skenari për zgjedhjet e parakohshme nuk qëndron pra?
– Zgjedhjet janë në 2017. Ne jemi në një koalicion dhe i qëndrojmë koalicionit. Ne e kemi treguar që dimë t’i qëndrojmë marrëveshjeve. Kot nuk thonë lum kush bën marrëveshje me LSI-në.
– Me zotin Berisha e prishët përpara?
– E mbyllëm në kohë para se të regjistroheshin partitë në KQZ.
– Zoti Berisha thotë se ka qenë i palajmëruar…
– Koalicioni u shpall kur u bë. Doktorit i kam thënë këtë gjë: Të falënderoj për bashkëpunimin. Dhe e dyta mos ki ndonjë shqetësim sepse ne do qëndrojmë deri në fund. Nuk kemi patur ndonjë rast që ne nuk i kemi qëndruar marrëveshjeve. Është një nga karakteristikat kryesore që LSI votohet.
– Nëse zoti Rama nuk i qëndron?
– Nuk kam asnjë arsye pse ta paragjykoj.
– Pse vetëm zoti Naço nga qeveria, dhe a ishte ikja e tij e mjaftueshme për impulset që i duheshin qeverisë?
– E para duhet të jemi objektiv. Zoti Naço ka dhënë dorëheqjen. Është një akt individual. Akti është bërë publik. Ka bërë shumë mriz që ka dhënë dorëheqjen. Zoti Naço është një aset i pazëvendësueshëm i LSI-së.
– Reforma në drejtësi. Reformë që ka armiqtë dhe miqtë e vetë. Nisem nga një shkrim i një kolegu. Darka e ambasadorit amerikan, i cili është shprehur se kjo reformë ka miqtë dhe armiqtë e vetë… Rama e do, Meta se do…
– Nuk e marr dot përsipër të komentoj opinionet, shkrimet. Media është e lirë. Nuk mund të komentoj marrëdhëniet e ambasadorit me gazetarët. Nuk kam se si ta besoj sepse raportet e mia me ambasadorin e SHBA janë të shkëlqyera, parimore, transparente, bashkëpunuese që i shërbejnë reformave. Kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer edhe për dekriminalizimin. Kemi qenë të interesuar ta mbyllim këtë proces sa më shpejt. Kemi patur dhe kemi bashkëpunim shumë të mirë edhe për reformën në drejtësi.
– Pra, nuk e besoni se ambasadori është shprehur kështu?
– Nuk kam se si ta besoj.
– E do Meta reformën në drejtësi njësoj sa Rama?
– Më shumë nga të gjithë. Vendi e ka shumë të nevojshme. Absolutisht që Ilir Meta dhe LSI jo vetëm që nuk kanë ndonjë shqetësim të madh nga reforma në drejtësi por as nuk kanë ndonjë synim për të kapur sistemin e drejtësisë. Ju e dini se Ilir Meta ka qenë edhe kryeministër. Ilir Meta është akuzuar dhe publikisht dhe Ilir Meta se ka patur problem të ballafaqohet sepse në fund fare vlejnë faktet. LSI ka qenë për konsensusin dhe ka qenë i bindur se konsensusi do të vijë nga Venecia. Dhe Venecias nuk i ikën dot as doktori. Doktori kur erdhi çështja e kutive tha, ta çojnë në Venecia. Ta sjellë Venecia i hap unë. Sepse nuk mund ta bëj unë, sa herë të ketë zgjedhje të hap kutitë. Ata nuk e çuan në Venecia dhe kutitë nuk u hapën. Të gjithë janë me Venecian. Tani e kemi të zgjidhur reformën. Venecia ka vendosur trasenë dhe standardet e reformës.
– Mbetemi tek reforma në drejtësi, doja të dija mendimin tuaj në lidhje me artikulimin e ambasadorit Lu për politikanë e gjyqtarë të korruptuar… Sa ju kushton ora që keni në dorë?
– Nuk mendoj që është ky standardi për të folur për reformën. Është ora më e mirë në botë për mua, se frekuentoj pishina e sauna është më e lira dhe më e pazëvendësueshmja. Por reforma është diçka më komplekse. E kam dëgjuar dhe pajtohem me disa shqetësime të tij…Mendoj që reforma në drejtësi kërkon transparencë dhe vizion, që duhet të vijë tek studioja juaj…këtu duhet të vijnë ekspertë ndërkombëtarë të opozitës dhe të mazhorancës. Reforma duhet të dalë në dritë, të gjithë janë dakord me Venecian, kryeministri, zoti Basha, doktori i pari fare, ne kemi qënë që në fillim. Problemi i parë është që duhet konsensusi, kërkon ndryshime kushtetuese. Duhet besimi që nuk do ikin disa gjyqtarë e prokurorë. Unë kurrë se mendoj që mund të vihet në diskutim integriteti i Xhezai Zaganjorit edhe pse nuk voton për LSI, se besoj kurrë që Bashkim Dedja merret me gjëra të tilla. Nuk do kemi vitin zero. Ne kemi një gjykatë Kushtetuese që ka treguar pavarësi të lavdërueshme edhe gjatë koalicionit të PD, ka dhënë vendime që nuk mund ti kenë pëlqyer qeverive. Jam për të vendosur standarde, kush i kalon të qëndrojë në sistem të tjerët të shikojnë punën e tyre, të merret me ta drejtësia. Reformën e garanton transparenca dhe standardet. Ora ime është Swatch…
– Çështja e 3/5 që sugjerohet ndryshe nga Venecia është diskutuar ndryshe edhe sot?
– Duam s’duam ne reforma është e pandalshme, nuk ka diskutim që ka një vullnet të qartë politik për të bërë reformë. Të gjithë pranojnë po sipas Venecias, pse sepse është institucioni më i rëndësishëm në Europë për çështjet e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Ka vlerësuar që duhet të jetë radikale reforma sepse po të mos kishte këte bindje nuk do kishte qenë dakord me riformatimin e KLD. Po të mos kishte probleme KLD…Po të ishte situatë tjetër nuk e jepte Venecia këtë.
– Në një deklarim zoti Lu flet për ministra deputetë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Pse e di ai që ka ministra, gjykatës dhe prokurorë dhe ju e Rama nuk e dini?
– Ju për këtë çështje duhet të pyesni ambasadorin. Qëndrimi im është ky, cilindo që ka fakte, prova, evidenca për çdo qytetar për korrupsion duhet t’ja çojë drejtësisë, kryeministrit ose mua.
– Zoti Meta çfarë do të ndodhë në pranverë?
– Së pari unë them të mos e shtyjmë deri në pranverë reforma në drejtësi. Them ta afrojmë. Sa më shpejt por pa u nxituar. Sa më shpejt por me transparencë. Reforma duhet të vijë tek studioja juaj. Ne i japim mbështetje të plotë reformës së certifikuar sipas sugjerimeve të Venecias. Është çështje e padiskutueshme dhe e panegociueshme.
– Kush do të futet në burg në pranverë?
– Ambasadori ka folur në parim. Pyesni ambasadorin. Kush ka shkelur ligjin duhet të ketë frikë.
– Parashikohet një skenar serb?
– Nuk flas me skenare, me paramendime. Ai që di diçka duhet ta bëjë publik që sot. Venecia do të sjellë riorganizim që do ta shkundë këtë sistem. Qytetarët të mos zvarriten, të mos paguajnë për drejtësi. Reforma bëhet për të dhënë atë sistem drejtësie që meriton populli shqiptar. Pastaj se kujt i prishen pushimet është çështje tjetër. Të ndëshkohen të gjithë zyrtarët, politikanët, qeveritarët, kush shkel ligjin. Por nuk bëhet reforma për këto çështje. Reforma në drejtësi bëhet për të zhvilluar ekonominë e këtij vendi. Problemi më i madh sa veta do të fusim në punë. Janë gati 80 mijë vetë që janë larguar nga vendi.
– Keni besim se do arrihet konsensus?
– Unë kam patur gjithmonë besim dhe e kam shprehur. Siç kam patur besim për dekriminalizimin. Jam i bindur se edhe reforma në drejtësi do të shkojë ashtu siç duhet.
– Sa besim keni se ky ligj, do ta përmirësojnë sistemin dhe nuk do të jenë vetëm disa operacione estetike?
– Besimi im si individ, si një qytetar por edhe si një politikan nuk ka të bëj thjesht me emrat. Ka të bëjë me riorganizimin e këtij sistemi, me shkundjen e këtij sistemi, por jo me zerimin e tij. Nuk mund të kthehemi edhe njëherë, siç ishte reforma e plepave, që në emër të anti-komunizmit u hoqën të gjithë gjyqtarët. Jemi në një stad ku e dimë se çfarë nuk funksionon, sistemi ka nevojë për një shkundje. Duhet një reformë e thellë, gjithëpërfshirëse.
Unë ndahem me çdo njeri që i shikon gjërat bardh e zi. Unë mendoj se ajo çfarë na duhet është vendosja e standardeve.
– Si ndiheni për faktin që keni drejtuar një parlament të krimininalizuar?
– Nuk më ka pëlqyer as kjo fjalë. Por ne bëmë një kompromis për rikthimin e PD në parlament, e pranuam për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Na erdhën dy drafte, një i njëanshëm nga PD dhe një nga qeveria më i plotësuar, por ne nuk mund ti pranonim, gjetëm konsensusin. Të them që jam ndjerë mirë, nuk e them dot. Të them që mbaron dekriminalizimi këtu nuk e them dot. Ne vërtetë kemi marrë masa, por gjuha që përdoret në parlament, nuk mund të themi që është një gjuhë e dekriminalizuar. Akuza e shpifje agresive, ndaj kam kërkuar grupeve parlamentare të miratojnë kodin e etikës.
– Do përpiqeni ta kulturoni parlamentin?
– Është një përgjegjësi e partive. Kreu i parlamentit nuk është ministër që mban përgjegjësi për ministrinë e tij. Kryetarët e partive dhe partitë vetë duhet të japin shembullin duke sjellë në parlament kualitete sa më përfaqësuese. LSI e angazhuar më së miri. Ne nuk kemi patur probleme. Kemi kërkuar përgjegjësi nga kandidatët, duke i paralajmëruar se do të përjashtoheshin nga gara. Jemi pak të kujdesshëm me përfaqësimin me biznesmenë.
– Jeni i shqetësuar që një deputeti si zoti Berisha është i kërcënuar nga një qytetar? Ka botuar një sms kërcënuese.
– Kam parë ca titra pak më parë më është dukur e pabesueshme. Duhet bërë verifikim se ka teknologji në internet që me numrin tim ju vjen një mesazh për ju edhe me numrin tuaj më vjen mua. Nëse është e vërtetë mbetet e rëndë dhe e papranueshme për këdo që shantazhin.
– Berisha ka botuar dy foto nga një ndeshje basketbolli. Rama është me pushime?
– Nuk kam dijeni përveç asaj që mësova nga reagimi që ka botuar kryeministria.
– Ndalemi tek Kodi Zgjedhor, do ndryshojë në dëm apo në favor të LSI? Zoti Berisha ju ka dalë në mbrojtje, sugjeroi Ramën e Bashën të mos bëjnë konsensus për të eliminuar një parti tjetër…
– Ekziston një shqetësim jo thjesht për LSI. Për çdo sistem me lista të mbyllura ne nuk kemi qenë dakord. Me prim apo me vrim LSI nuk ka fare shqetësim. Do bëjmë sistem për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë apo se do ja fusim partive. LSI nuk i trembet asnjë lloj sistemi as mazhoritarit të pastër. Problem është që kemi edhe problemet e Kushtetutës, që çdo qytetar të përfaqësohet sa më drejt. Këtë me prim e ka pasur Greqia nuk mendoj se i funksioni shumë, s’do kishte ardhur në situatën që erdhi edhe tani s’po iu funksionon. Është një nisje mbrapsht e reformës për ata që e shtrojnë në këtë mënyrë. Ne s’kemi frikë, problemi është që të përfaqësohen qytetarët në mënyrë sa më të drejtë.
– Pse nuk keni frikë?
Nuk kemi se LSI rritet në mënyrë të vazhdueshme
– Sa jeni rritur?
– Edhe tani që flasim bashkë, kemi rritje. Është e drejtë e qytetarëve që ta mbështesin LSI.
– Me këtë gjuhë folët edhe në zgjedhjen lokale ju tradhtoi PS në zgjedhje?
– Ju doni që të fitonim në çdo zonë?! E mira e zgjedhjeve lokale është që të gjithë dolën të kënaqur, nuk ngeli njeri pa fituar.
– Nuk jeni zhgënjyer nga PS në Lezhë, Vorë, Pogradec?
– Të mos spekulojmë. Kemi qenë koalicion i përbashkët.
– Si shkon bashkëpunimi në këshillat bashkiakë?
– Shumë mirë me sa jam në dijeni. Të paktën në Tiranë në mënyrë të shkëlqyer. Janë të rinj e të reja që kanë bërë një punë të shkëlqyer. Kur kam dëgjuar fjalimet e tyre jam ndjerë më mirë se në parlament.
– Të qëndrojmë tek reforma. Cili është opinioni juaj mbi reformat e qeverisë në këto 2 vite?
– Janë bërë reforma të rëndësishme. Do veçoja këtë të energjisë, sepse ka qenë një gropë e madhe. Është bërë e mundur që sistemi të rigjenerojë vetë investimet. Të mos harrojmë reformën administrative-territoriale. Është bërë një punë shumë e madhe. Do theksoja reformën në administratën publike, që vlerësohet edhe nga BE, por sigurisht edhe në luftën kundër trafikut të drogës ka arritje të qarta. Do përmendja edhe bujqësinë, janë bërë arritje të mëdha, pavarësisht se buxheti nuk ka qenë ai që duhej. Janë rritur eksportet, edhe në shumë fusha të tjera. Nota i takon qytetarëve, sepse unë në këtë rast jam pjesë e koalicionit. Mendoj se është ecur shumë mirë. Me rëndësi të ecet me reformën në drejtësi. Ekonomia preokupimi im.
Ekonomia…
Thashë edhe më para që ka vend për përmirësime. Nuk ka vend për vetëkënaqësi. Kam një pikë të fortë, realizimin. Mos harrojmë trashëgiminë e gjithë treguesve ekonomikë e fiskalë të vendit. Të mos harrojmë që kjo qeveri bëri jo pak, dhe mund të mos merrej aq me konsolidimin fiskal. Nuk është vetëm problemi për të patur rritje 3-4 % po bëhet fjalë për rritje gjithmonë e më të qëndrueshme në vitet që vjen. Partnerët tanë kryesorë, Greqia dhe Italia kanë përjetuar goditje të forta. Shumica e eksporteve tona shkojnë në Itali, kështu që në gjithë këtë panoramë nuk duhet të kërkojmë gjëra që janë të parealizueshme në këtë kontekst. Absolutisht që ka vend për një cilësi më të mirë të investimeve dhe shpenzimeve, për luftë më të madhe ndaj korrupsionit dhe informalitetit. Ka vend për të përmirësuar klimën ndaj biznesit.
– Biznesi është në një lloj oponence me qeverinë?
– Edhe qeveria ka një marrëveshje me FMN-në. Bashkë do ta kalojmë, por ta kalojmë me një kosto sa më të ulët. Të mos harrojmë që Greqia sa i ka ulur rrogat, sa i ka ulur pensionet.
– Të deklarojmë që jemi në krizë pra?
– Situata ekonomike është në përmirësim të vazhdueshëm. Dëshirojmë të jetë më i shpejtë. Kemi bërë ndryshime në legjislacion edhe për turizmin. Në energji janë dhënë sinjale të qarta të përmirësimit.
– A janë më mirë ekonomikisht shqiptarët?
E kuptoj që ti do patjetër të më futësh në konflikt ose me qeverinë ose me qytetarët. Të gjithë bashkë do t’i kalojmë këto shqetësime.
– Zoti Meta pse jeni në qendër të sulmeve?
LSI është rritur. Nuk e di çfarë arsyeje ka, unë jam shumë i sjellshëm, shumë korrekt.
Motoja juaj me qetësi dhe dashuri, por nuk ishit as i qetë dhe as i dashur me gazetaren e VOA-s?
Ju e keni parë vetë?
Po e kam parë.
Unë kam qenë në një studio shumë të hapur. Mua nuk më shqetëson asgjë se kam dëgjuar gjëra shumë më të mëdha dhe më të rënda. Mua më shqetëson që shpërdorohet një studio e tillë. Mua më shqetëson mungesa e profesionalizmit. Unë nuk bëj kompromise me gazetarin mos më pyet këtë, mos më pyet atë. Por kur një gazetare thotë që raporti thotë kështu dhe raporti nuk thotë ashtu, kur thotë keni makinë të shtrenjtë dhe unë nuk kam asnjë makinë personale. Kur thotë që keni shtëpi në Lalëz, kur e kam prej kohësh dhe ky qenka problem i madh që i bën pushimet në Sarandë, në Velipojë, por jo në Dubai, në Maldive? Një politikan që nuk di të lozë as baste, as kazino… Një politikan që përgojohet në mënyrë kaq joprofesionale… Pronat që ka bashkëshortja ime dhe nëna e saj me të cilën jetojmë janë 7-8 herë më të mëdha se dy apartamentet që kemi ne. Ishte mungesë e madhe e përgjegjësisë. Mendoj që edhe mediat duhet të kenë profesionalizëm.
Sigal