Deklaratat e ambasadorit amerikan, Vasili: Kryeministri i shurdhuar mori sërish zero

487
“Një tjetër notë nga SHBA për kryeministrin, zero”. Kështu thotë Petrit Vasili pas deklaratave të zëvendësambasadorit amerikan, David Muniz se korrupsioni në Shqipëri është aq i përhapur, sa duket sikur vendi nuk do të bëjë biznes.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili thotë se Muniz vë gishtin në plagë, por kryeministri Rama nuk i dëgjon kambanat dhe kjo është nota e dytë zero pas Triestes.
“Intervista e zëvendës ambasadorit të SHBA-së vë gishtin në plagë.
Kryeministri i shurdhuar nuk i dëgjon kambanat e SHBA-së, që foli qartë për korrupsionin e qeverisë, që largon bizneset e investimet e huaja dhe që asfikson e mbyt ekonominë.

Meqenëse ka merak notat, ja pra ku e ka kryeministri edhe një notë tjetër nga SHBA: Zero!

Zeroja e dytë, pas zeros që mori në Trieste, nga ku erdhi pa fituar asnjë projekt për Shqipërinë”, shkruan Vasili.

Sigal