Deklarata tronditëse e Këshilltarit të Merkel

703
Sigal

Së shpejti, Edi Rama do të jetë para gjykatave ndërkombëtare. Pas padisë së Kryeministrit ndaj gazetarit të “Bild” që publikoi audiopërgjimet e blerjes së votave reagon Martin Henz: Janë tronditjet e fundit të një autokracie

Kryeministri Rama padit gazetarin gjerman që publikoi tek “Bild” autopërgjimet e blerjeve të votave

Këshilltari i Merkel: Së shpejti, Edi Rama do jetë para gjykatave ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama dje informoi përmes një postimi në rrjetet sociale se i ka dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor me gazetarin Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në gazetën “BILD”. Postimi i kryeministrit Edi Rama: “Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”.

Reagimi i gazetarit Peter Tiede: Për publikimin e vërtetë të audi-përgjimeve të “Bild”?

Në të njëjtin status ka komentuar vetë gazetari gjerman Tiede, i cili pyet Ramën, se pse do ta hedhë në gjyq kur përgjimet e publikuara nga “Bild” janë origjinale. “Dhe pse më akuzoni ju mua? Për publikimin e vërtetë të audi-përgjimeve të BILD”,- komenton Tiede.

Gazetari i ‘Bild’: ‘Më ka denoncuar kryeministri i zgjedhjeve të anuluara’

Peter Tiede, në një përgjigje reciproke nuk ka vonuar ti kthejë përgjigje kryeministrit, duke i kujtuar se edhe ai ka një avokat. Peter Tiede shkruan: Oh, Z. Rama….Çmenduri: kryeministri shqiptar Rama kërkon të më padisë. Ka tashmë një avokat-mbi të gjitha një nga më të shtrenjtit në Gjermani….por nuk e ka më… Ndërkohë, sot është në një fushatë për zgjedhjet e anuluara-të mbrojtura nga më shumë se 1000 agjentë të policisë.

Martin Henze: Janë tronditjet e fundit të një autokracie

Martin Hneze, këshilltari i kancelares gjermane Merkel ka reaguar në statusin e gazetarit gjerman, duke i thënë se së shpejti kryeministri shqiptar Rama do të dalë para një gjykate ndërkombëtare si i akuzuar. Martin Henze komenton në statusin e gazetarit gjerman: “Peter, këto janë tronditjet e fundit të një autokracie, Zoti Rama do të jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar”, shprehet Henze. Ai gjithashtu shprehet se BILD është një “organet më të mira të shtypit”. “Ne kemi lirinë e shtypit. Bravo, vazhdo punën e mirë”.

Organizata e huaj ECPMF: Para 4 ditësh, Rama na deklaroi të kundërtën

Në ndjekje të njoftimit të përhapur për vendimin e kryeministrit Edi Rama, për të nisur një proces ligjor ndaj gazetarit gjerman, Peter Tiede, i cili publikoi në tablodin gjerman “Bild” përgjimet mbi dosjet 339 dhe 184, një prej organizatave, “ECPMF”, ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”. “ECPMF” nënvizon se Rama duke iu drejtuar delegacionit të tyre javën e kaluar është shprehur se “nuk do të përdorte ligjin penal kundër gazetarëve, por do të vazhdojë të sjellë raste civile civile kundër gazetarëve në raste ekstreme”, ndërkohë që ditën e sotme ka rënë në kontradiktë duke hedhur në gjyq gazetarin Tiede. Postim i plotë i ECPMF: Kryeministri i Shqipërisë #EdiRama ka nisur procesin ligjor kundër @PeterTiede. Për delegacionin tonë javën e kaluar ai tha se “nuk do të përdorte ligjin penal kundër gazetarëve, por do të vazhdojë të sjellë raste civile civile kundër gazetarëve në raste ekstreme”.

Kryeministri Edi Rama merr avokat gjerman me 750 euro/ora kundër gazetarit të “Bild”. Kush do t’i paguajë këto para?

Kryeministri Rama nuk tha se kush i paguan shpenzimet e gjyqit, familja e tij apo arka e shtetit shqiptar. Ndërkohë, që nga një vëzhgim i shpejtë rezulton se avokati Matthias Henz që ka prenotuar Rama, kushton 750 euro ora. Tashmë Rama u ka një detyrim shqiptarëve tu tregojë se jo vetëm kush do ta paguajë këtë avokat, por kush do ta paguajë faturën e humbjes së gjyqit, kur Rama njihet për dështimet e tij spektakolare por edhe të kushtueshme të gjyqeve me ndërkombëtarët, ku mund të veçojmë këtu Pallatin e prishur te Uji i Ftohtë në Vlorë, arrogancë e Ramës që u kushtoi shqiptarëve në Strasbourg 13 milion euro; apo edhe gjyqi më i u fundit i humbur me Becchetin ku mbyllja e paligjshme e Agon Channel nga Rama do u kushtojë shqiptarëve 130 milionë euro.