Deklarata – Kthimi i kandidatëve për vettingun, Basha: Lojëra kukafshehti

427
Vendimin që mori një ditë më parë parlamenti që të kthejë për rishqyrtim dosjet e kandidatëve për institucionet e vettingut tek Avokati i Popullit, lideri i opozitës Lulzim Basha e cilëson një lojë në shkelje të Kushtetutës.

Basha përsëriti qendrimin e partisë që drejton: qeveri teknike për të siguruar zgjedhje te lira e te ndershme. 

Basha: Lojëra kukafshehti, shkelje të Kushtetutës, thellohet zullumi. Qeveri teknike që u hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe zbatimit të vettingut sipas Kushtetutës. Pozicioni ynë është i qartë, kushtetues, kombëtar, demokratik dhe europian.

Më herët, duke folur në çadrën e protestës, Basha tha se PD nuk do të pranojë kurrë pushtet në tavolinë.

Basha: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i demokracisë së vërtetë. Kjo betejë nuk bëhet për PD, nuk bëhet për opozitën shqiptare por për çdo shqiptar dhe shqiptare si dhe brezat që do të vinë. Nuk duam dhe nuk do të pranojmë kurrë pushtet në tavolinë, duam zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie të palidhur me krimin dhe të palidhur me drogën.
Sigal