Deklarata e Vuçiç për Reçakun, Blushi: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë

493
Sigal

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar ashpër për deklaratën e liderit serb, Aleksandër Vuçiç.

Presidenti serb e quajti masakrën e Reçakut një trillim. Ndërkohë, Blushi me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajon.

GJAKU I REÇAKUT NUK BËHET UJË!
Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine!
Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës.
Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme!
Mirënjohje përjetë ambasadorit Ëalker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut!
LAVDI TË PËRJETSHME MARTIRËVE TË KOSOVËS!’, shkruan Blushi.