Deklarata e Ramës në Konispol qetëson ujërat me PDIU, Idrizi: Fjalim brilant

446
Përpos skepticizmit për një përçarje gjatë fushatës, kryesisht pas heqjes së numëruesit të saj në KQZ, PDIU ka dhënë sinjale për qetësim të ujërave në koalicionin e majtë.
Gjatë takimeve elektorale në Patos, përkrah kandidates Rajmonda Balili për Bashkinë e këtij qyteti, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, nuk nguroi të shprehte lëvdatat dhe vlerësimet e tij për fjalimin e kryeministrit Rama në Konispol, madje duke e cilësuar atë si brilant.
Idrizi: “Përshëndes kryeministrin Rama në një fjalim brilant në Konispol, i cili sot iu drejtua të gjithë qytetarëve që të jenë të gjithë bashkë e të kuptojnë se Konispoli nuk mund të jetë transferimi i konflikteve etniko-fetare siç ka qenë Himara. Por, Konispoli duhet të jetë vendi i bashkëjetesës myslimanë, ortodoksë e katolikë. Vendi i bashkëjetesës së minoritarëve, shqiptarëve të Çamërisë e të gjithë atyre që janë në shtëpitë e tyre në Konispol dhe denoncoj të gjithë ata që duan ta kthejnë Konispolin në vatër konfliktesh”.
Kur vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore, Idrizi kërkoi që të votohet për PDIU dhe kauzën e saj si dhe për kandidatin e ASHE-së.
Idrizi: “Ne jemi dhe do të qëndrojmë gjithmonë në shtëpinë tonë që quhet Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ne kemi qenë dhe do të jemi besnik të kauzave tona, të kauzave përbashkuese për të gjithë shqiptarët, sepse ne jemi të bindur që krenaria, identiteti kombëtar dhe besimi në Zot janë ato që e bëjnë çdo shqiptar të ndihet krenar dhe kjo nis nga respekti reciprokme njëri-tjetrin”.
PDIU kandidon në çdo Bashki me listat shumë-emërore për Këshillat bashkiak.
Sigal