Deklarata e Metës, Komisioni i ligjeve ‘në heshtje’

432
Sigal

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve atmosfera ishte shumë e zymtë, larg zhurmës dhe batutave të humorit që jemi mësuar të shohim. Deputetët e PS­-së dhe LSI-­së nuk kanë komunikuar fare me njeri tjetrin gjatë kësaj mbledhje, ndërkohë që në tension është dukur edhe kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj. Ai ka dalë disa herë nga mbledhja e Komisionit duke e lënë atë pa drejtues dhe ka bërë telefonata të gjata. Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përfaqësues i LSI-­së, është larguar në mes të mbledhjes teksa po mbronte një ligj për përmbarimin gjyqësor. Manjani është justifikuar me faktin se i kishte dalë një urgjencë.