Deklarata e kryeprokurorit – “Bashkëshortja e gjyqtarit që ‘rrëzoi’ sekuestrimin e serverit punon në Ambasadën e SHBA”

419
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka hedhur dyshime mes lidhjes së Ambasadës Amerikane dhe vendimit të gjykatësit në Gkykatën e Lartë që rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të sekuestruar serverin e “ILDKP”.
Llalla tha se “nuk është e rastësishme” që bashkëshortja e gjykatësit që “rrëzoi” Prokurorinë e Përgjithshme, punon në Ambasadën Amerikane.
ILDKP është një institucion i transparencës, ne shohim në çdo kohë deklarime pasurish që bëhen publike. Është i vetmi server. Të dhënat përveç faktit që ruhen në server janë të ruajtura edhe në arshivë
Pyetje: A keni vepruar në mënyrë abuzive? Përse nuk e sekuestruat dot përderisa është ligjore.
Llalla: Sekuestrimi u ankimua në gjykatë. Gjyqtari përkatës e anuloi urdhrin tonë. Nuk mendoj se është rastësore që gjykatësi ka bashkëshorten që punon në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
Sigal