Deklarata e fortë e Vasilit: Le ta bëjnë që tani koalicionin PS-PD, se po e bëjnë si dashuri pas mureve

500
Kryetari i LSI Petrit Vasili ka deklaruar hapur se është dakord që të shkelet kodi zgjedhor nga dy partitë e mëdha PS dhe PD që të dyja të bëjnë koalicion bashkë meqënëse kanë dëshirë.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Vasili theksoi se LSI do të dalë forcë e parë në zgjedhje dhe nuk ka asnjë problem ndaj koalicionit PS-PD.
“Meqë e kanë me kaq merak le ta bëjnë që tani koalicionin, ne nuk kemi asnjë merak, LSI nuk ka asnjë merak, LSI do të dal forcë e parë. Ta bëjnë hapur koalicionin, se po e bëjnë si një dashuri që bëhet prapa mureve”, tha kreu i LSI Petrit Vasili.
Sigal