Deklarata e fortë e Selamit: Nuk kam votuar Berishën në 1991

519
Eduard Selami u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se nuk ka votuar Sali Berishën kur u zgjodh kryetar i PD, dhe kur grupi i mocionisteve e votoi Sali Berishën.
Eduart Selami: “Grupi i mocionistëve” që u formua më vonë, votoi për Sali Berishën, ai u zgjodh edhe pa votën time, dhe unë e respektova dhe bashkëpunova ngushtë dhe mirë me të. Nga largimi i mocionistëve më vonë humbi Partia Demokratike dhe jo mocionistët. Unë kam pasur një bashkëpunim të suksesëshëm me Berishën. Unë mendoj që Berishën e mbivlerësoni dhe e mbingarkoni më shumë se ç’duhet. Unë i sfidova autoritetin e Berishës në atë kohë, ai u kthye në një lider autoritar dhe humbi një shans të madh. Në atë kohë situata na rrëshkiti prej duarësh, kjo është brenga ime e madhe. Dështimi i referendumit, aty nisi kthesa e tmerrëshme.
Sigal