Deklarata e fortë e Metës: Rilindja ka shpallur zhbërjen e Partisë Socialiste

522
Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24, vijoi akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama. Duke iu referuar marrëveshjes me Bashën, Meta thotë se të dy kanë vendosur të eliminojnë zgjedhjet.
“Rama kërkon të eliminojë zgjedhjet e lira. Pasi mori kreun e opozitës në errësirë bëri marrëveshje si të pushtojë televizionet, si të frikësojë qytetarët shqiptarë që të mos votojnë asnjë parti tjetër. Ngriti një task forcë që vepron në errësirë”,- tha ai.
Duke vijuar akuzat, Presidenti i Zgjedhur Ilir Meta bëri edhe një deklaratë të fortë, kur tha se qëllimi i Rilindjes është zhbërja e Partisë Socialiste.
“PS është viktima e parë e Rilindjes dhe mavisë. Ka shpallur zhbërjen e PS. Çfarë thotë ky, që PS s’ka as histori, as flamur, se ky thotë në 27 vjet s’është bërë asgjë”,- shtoi ai.
Sigal