Deklarata e Doris Pack/ PD: Erion Braçe, uturaku i Edi Ramës

399
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së deputetit socialist, Erion Braçe, sipas të cilit Doris Pack duhet të marr parasysh faktin që kreu i opozitës është nën hetim nga Prokuroria. PD shkruan se Erion Braçe pranoi sot të bëhet uturaku i Edi Ramës për të sulmuar zonjën e nderuar Doris Pack. ‘Erion Braçe, ky kanal i zakonshëm i ujërave të zeza u trazua sot nga deklaratat fisnike të zonjës Pack që ishin në favor të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane. Zonja Pack denoncoi kriminalizimin e pushtetit dhe lidhjet e tij me personat me precedentë penal, foli për fakte të njohura botërisht, duke i bërë shërbim demokracisë dhe vendit. Por nuk kanë si t’i pëlqejnë të tilla qendrime madhore një tartabiqi politik, që është zëdhënës zyrtar i një prej bandave më famëkeqe, si ajo e Lushnjës. Qendrimet kundër krimit në pushtet prishin rehatinë e braçeve e pusetave të tjera të mazhorances, por janë qendrime në krah të Shqipërisë e shqiptareve, në krah të endrrës tonë të përbashkët europiane’ thuhet në deklaratë.
Sigal