Deklarata e Dodës – ‘Genocidi çam duhet zbardhur, PDIU s’ka faj pse ka zgjedhje çdo dy vjet’

520
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka sqaruar shkakun e shtyrjes për javën e ardhshme të kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor të posaçëm në lidhje me tragjedinë çame.
Ajo tha se vijojnë konsultimet me kryetarët e komisioneve dhe grupeve parlamentare për ti qartësuar lidhur me objektin dhe rëndësinë e objektit të Komisionit Hetimor.
Doda: Është kërkuar të shtyhet për javën e ardhshme pasi nuk ka pasur me sa duket një konsultim mes palëve për të kuptuar objektin, rëndësinë e objektit por dhe mënyrën sesi do trajtohet Komisioni Hetimor në të ardhmen.Asnjë njeri nuk është tërhequr nga çështja e komisinit hetimor, po konsultohemi me kryetarët e komisioneve, të grupeve, po u bëjmë me dije cili është qëllimi dhe si kemi vepruar për të ardhur pranë kësaj kërkese.
Është një kërkesë që duhet të shkojë përpara, të nxjerrë të vërtetën se kush është masakra e kryer mbi shqiptarët e Çamërisë, do duhet të shikojmë të gjithë dokumentat që shteti shqiptar disponon, dokumentat e arkivave dhe kush ka qenë përmasa e genocidit mbi popullësinë çame.Besoj se javën e ardhshme do kemi lajme të tjera dhe do kemi mundësi të shikojmë një Komision që do shkojë përpara në mënyrë shumë të suksesshme.
Doda tha se ky krim i kryer mbi popullësinë çame duhet të zbardhet.
Doda: Komisioni që do hetojë çështjen do marrë dëshmitarë të ngjarjes nuk ka ndërmend të shkojë dhe hetojë në Greqi. Do kërkojmë zbardhjen e dëshmive nga dëshmitarët okularë, do kërkojmë marrjen e dokumentave që janë në arkivat zyrtarë. Nuk ka asnjë qëllim që ne të shkelim juridiksionin apo tejkalojmë Kushtetutën e Shqipërisë, por të nxjerrim të vërtetën e një ngjarje që të ndodhur kohë më parë që është një krim i kryer mbi popullësinë.
Deputetja e PDIU një përgjigje e pati dhe për kolegët e PS, që shohin qëllime elektorale pas kësaj kërkese.
Doda: Sensibilitete të tilla janë përsëritur shumë shpesh dhe përgjigjia e kryetarit të PDIU, u tha se: E keni thënë këtë gjë vazhdimisht. Janë disa hapa që kemi ndërmarrë për të arritur në një rezultat lidhur me këtë çështje.Nuk kemi faj pse ka zgjedhje çdo dy vjet në Shqipëri, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të rrimë.Kjo është kauza kryesore.
E ndërsa parlamenti brenda pak kohësh pritet të shpërndahet, Doda tha se koha është e mjaftueshme.
Doda: Mund të jetë një problem. Do donim të ishte fillim legjislature por ka ardhur një moment që nuk mund të heshtim. Koha është e maftueshme, ne kemi dëshmitarët okularë që kanë jetuar genocidin.
Sigal