Deklarata bombë nga Artur Çani: Kristaq Rama ka një fëmijë me gruan ruse

Në debatin, se cili nga kryetarët e PS, apo PD, Rama apo Basha, është më afër Rusisë, në emisionin 360 gradë të gazetarit Artur Zhej, në Ora Nwës, gazetari Artur Çani, deklaroi para gazetarëve të pranishëm në panel, se zotëron një deklaratë të Kristaq Ramës, të bërë në kohën kur u pranua për herë të parë deputet në Kuvendin Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, se në kohën që ishte student në Rusi, ishte i martuar dhe, pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Rusinë në dhjetor 1961, la aty edhe gruan, por edhe një fëmijë. Gazetarët në panel këmbëngulën, për këtë deklaratë bombë, dhe gazetari Artur Çani pohoi se një kopje të kësaj deklarate e ka në arkivin e tij personal dhe është gati që ta dëshmojë publikisht, por tha se kjo deklaratë e Kristaq Ramës gjendet edhe në arkivin e Shtetit.