Dejana Kallogjeroviç: “Fryma pozitive dhe bashkëpunimi janë ato që do e bëjnë LSI forcë të parë në Shkodër”

630
Kryetarja e strukturës së studentëve në LRI, Dejana Kallogjeroviç zhvilloi një takim në Shkodër së bashku me Sekretaren për Marrëdhëniet me Publikun, Erisa Xhixho, Kreun e Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli dhe deputetin e LSI në Shkodër, Agron Çela.
Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi Kallogjeroviç theksoi se fryma pozitive dhe bashkëpunimi janë ato që do e bëjnë LSI-në forcë të parë në Shkodër.
“Fryma pozitive dhe bashkëpunimi janë ato që do e bëjnë LSI forcë të parë në Shkodër. LSI punon 365 ditë të vitit, prandaj kur vjen fushata na duket njësoj si çdo ditë tjetër.Më shumë punë në shërbim të qytetarëve dhe më pak fjalë”, u shpreh Dejana Kallogjeroviç.
Sigal