Debati për TK/ Kumbaro bojkoton komisionin, Ndrenika: Këtu duhet të nisë lufta

151

Në seancën dëgjimore ditën e sotme në Komisionin e Kulturës janë të pranishëm disa aktorë të cilët kanë kërkuar debat me ministren Mirela Kumbaro në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Aktori Robert Ndrenika është shprehur i revoltuar për mungesën e ministres Kumbaro në këtë debat duke thënë se “nuk na përfillin fare”.

Pasi kryetarja e komisionit Albana Vokshi i dha fjalën, Ndrenika tha se “bojkoti i tyre tregon se duhet të nisë lufta”.

“Bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të nisë lufta, jo me Korenë e Veriut. Unë erdha me mendjen që edhe të hyja në debat dhe të arsyetoja me të, kurse ata s’vinë fare. Di të them që partneriteti publik privat, me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, grabitje. Pa marrë parasysh opinionin tonë, një arbitraritet që ç’të të them. S’na përfill kush, na përbuzin, s’na përfillin. Kjo është grabitje. Ajo tokë është e komunitetit teatror, dhe të vijë një e ta grabisi,” u shpreh Ndrenika.