Debati për Kodin Zgjedhor, Bylykbashi akuzon Ballën: PS ka synuar eliminim e LSI nga komisioni

477
Sigal

Reforma
zgjedhore përfshiu në debat dy bashkëkryetarët e komisionit të ngritur për të
bërë ndryshime në ligjin zgjedhor. Debatin e nxiti deputetja Mimoza Hafizi, e
partisë LIBRA, e cila ka qenë pjesë e numërimit elektronik të votave në Amerikë
për zgjedhjen e Presidentit. Socialistët nuk e përmendin votimin dhe numërimin
elektronik, edhe pse ka qenë kërkesa e parë e demokratëve sa i përket
instrumenteve që u japin zgjedhjeve standard demokratike. Deputeti,
njëkohësisht bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd
Bylykbashi, i cili për disa vjetësh që ka qenë në tryezat e negociatave, sa i
përket ndryshimeve në ligjin zgjedhor, zbuloi disa shqetësime të PS, kundrejt
zgjedhjeve. Ai tha: “Askush më parë, nuk ka vepruar si Taulant Balla, sa i
përket punimeve të komisionit, ndërsa i bëri ftesë për tryezë dhe kompromise,
jo sipas porosive të dikurshme të Ramës, për të nxjerrë LSI jashtë koalicioneve.
Në një farë mënyre, Bylykbashi zbardhi dhe pazaret që janë bërë për reformën,
ku në një farë mënyre tregoi qartë, se Rama ka dashur eliminimin e LSI. “Ftesa ime për ju është që të lini deklaratat
në publik, të ulemi, të përballeni me argumente, të vazhdoni atë që kanë bërë
paraardhësit tuaj në mënyrë të shkëlqyer,
por ju nuk arrini dot ta bëni (Balla), të ulemi dhe të arrijmë
kompromise, kompromise jo për PD dhe PS, jo si ai kompromisi ku Edi Rama i
kërkonte bashkëkryetarit të tij me çdo kusht LSI-në jashtë nga koalicionet”
,
deklaroi deputeti demokrat. Në vijim, duke iu përgjigjur bashkëkryetarit
socialist të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bylykbashi tha, se PS po u shet
dëngla shqiptarëve me një draft me 12 nene ku është propozuar depolitizimi i
komisioneve zgjedhore dhe shpërndarja e materialeve propagandistike gjatë
fushatës zgjedhore. Bylykbashi tha gjithashtu, se nuk mund të përfshihen në 12
pika 53 rekomandime të OSBE/ODHIR, ndërsa shtoi se me propozimin për
depolitizim të komisioneve, PS tenton të ndryshojë raportet e anëtarëve në
favor të saj. “Mos u shisni dëngla
shqiptarëve se po bëni rekomandimet e OSBE/ODHIR, po kaloni 4 me 3 të gjitha
komisionet. Këtë thoni ju sot. Nuk keni sjellë asgjë që trajton rekomandimet e
OSBE/ODHIR”,
tha Bylykbashi. Në reagimin e tij me akuza ndaj Bylykbashit,
deputeti Taulant Balla, deklaroi:“Pozicioni i PS është shumë i qartë, jemi të
gatshëm t’i depolitizojmë komisionet zgjedhore. Nëse doni që të shtatë
anëtarët, nëse nuk pranoni të shtatë, të paktën njërin, anëtarin e shtatë për
të prishur kontrollin e partive politike nëpër komisione. Ju kemi propozuar që
anëtarin e shtatë të ZAZ-së të mos e emërojë as PS e as PD, por të emërohet në
mënyrë të pavarur nga lista e noterëve publikë”, tha bashkëkryetari i
Komisionit të Reformës Zgjedhore.