Debati me Llallën, ambasadori Lu takohet me presidentin Nishani

479
Ambasadori Amerikan Donald Lu ka mbërritur pak çaste më parë në ambientet e Presidencës ku raportohet se është takuar me presidentin Bujar Nishani.
Takimi me Nishanin vjen pas kritikave të forta të ambasadorit Lu ndaj kryeprokurorit Adriatik LLalla.
Takimi mes Lu dhe Nishanit ishte parashikuar të ndodhte gjatë mesditës së sotme por presidenti Nishani e anuloi takimin duke thënë se do kërkojë shpjegime nga ambasadori amerikan përmes rrugëve institucionale lidhur me akuzat ndaj prokurorit të përgjithshëm.
Sigal