Debatet Rama – Blushi, Kokëdhima: Taktikë e Blushit, s’ka thyerje

447
TIRANË – Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë socialiste në një prononcim për mediat 2 deputetët, Koço Kokëdhima dhe Mimoza Hafizi kanë komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë.
Për deputetin e qarkut të Vlorës Koço Kokëdhima, diskutimi i Blushit është i njohur tashmë edhe për publikun dhe se debatet janë normale sepse njerëzit ndajnë mendime të ndryshme.
Ndërsa përsa i përket zgjedhjeve për kryetar Brenda PS-së, Kokëdhima tha se po të shihet shëmbulli që ndjek kjo parti politikisht çështja është e zgjidhur. 
“Diskutimi i Blushit i njohur. Nuk është debat midis Blushit dhe Ramës, por është një taktikë e njohur e Blushit. Unë mendoj që politikisht çështja e zgjedhjes së kryetarit të partisë është e zgjidhur duke njohur edhe të gjitha modelet politike që PS ndjek. Nuk shoh thyerje midis Ramës dhe Blushit, debatet janë normale sepse mendimet e njerëzve janë të ndryshem,” – tha Kokdhima.
Ndërsa deputetja e qarkut të Shkodrës, Mimoza Hafizi tha se Partia socialiste është në një process reformimi dhe perfeksionimi të rregullave të demokracisë.
“Ne jemi parti që i perfeksionojmë më së miri rregullat e demokracisë. Jemi në një proces reformimi dhe do na çojë në një drmokratizim dhe reformim të të gjitha strukturave të PS”, – tha Hafizi.
Sigal