DEBATET/ Paralajmërimi i deputetit të PD: Deri të shtunën do ketë përgjime të reja, Balla: Pusho ti

588
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho nga mbledhja e Komisionit të Integrimit deklaroi se deri ditën e shtunë, opozita do të publikojë përgjime të tjera ku do të tregojë se si bëhet trafiku e drogës.

Teksa mbledhja u shoqërua me debate, Spaho tha se PD nuk ka pasur një ministër të Brendshëm të lidhur me drogën. Kaq mjaftoi që mes tij dhe kreu të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla të nisë një debat, ndërsa ky i fundit i kërkoi Spahos që të pushonte.

DEBATET
Balla
: Nuk ka ndodhur në asnjë vend të BE që ka qenë në ketë fazë që jemi ne që të ketë një opozitë si kjo
Spaho: Nuk ka pas një ministër të Brendshëm të lidhur me drogën (Nga PD)
Spaho: Si Frroku…
Balla: Pusho ti, pusho. Ik e merru me tenderat e ilaçeve
Spahia: Fol per drogen, fol per Fatmir Xhafen
Balla: Pusho, kur flas unë këtu nuk flet njeri. Për Fatmir Xhafen do flas se po ju godet aty ku ju dhëmb më shumë
Balla: Ka vetëm një person që quhet Sali Ram Berisha që është regjisori
Balla-Bumcit: Të njejtën procedurë që ndoqe ti për Izet Haxhinë që i dhe garanci shtetit…
Spaho: Deri ditën e shtunë do të keni përgjime të tjera ku do tregohen se si behën trafiqet e drogës.