Debatet në mbledhjen e Kryesisë, reagon Patozi: Pasqyrë e degradimit të PD. Basha, bolshevik

485
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili u la jashtë listave të 25 qershorit, ka reaguar mbi debatet në mbledhjen e djeshme të Kryesisë. Në një deklaratë për mediat, Patozi shprehet se mbledhja e Kryesisë së PD ishte pasqyrë e shëmtuar e degradimit të kësaj force politike.
“Mbledhja e djeshme e Kryesisë është pasqyrë e shëmtuar e degradimit të PD nën drejtimin e Bashës. Jo vetëm sepse pati debat, por sepse cilësia dhe përmbajtja e tij është problemi. Basha tregoi se ka mentalitet bolshevik. Dje la të kuptohej se pranon një kasolle familjare sesa një gradaçelë. Është nevojë e anëtarësisë së PD për t’u përfaqësuar. S’kemi pritur aspak që Basha të vepronte ndryshe. Nuk na zhgënjeu, ne dot’ i imponohemi. PD mund të jetë e vetmja parti në bote që bën zgjedhje pastaj analizë”, u shpreh Patozi.
Duke u ndalur tek deklaratat e kreut të PD pas mbylljes së mbledhjes së Kryesisë që zgjati 4 orë, Patozi thotë se Basha ka mentalitet bolshevik. Ai thotë se janë të shumtë demokratët që duan parti tjetër demokratike.
“Dje u la të kuptohet se nuk është problem as kryetari i partisë dhe as lidershipi, por anëtarët.

Ne do t’i imponohemi me forcën tonë, kam bindjen se demokratët janë të shumtë që duam një parti tjetër demokratike. Ne do imponohemi me presion që anëtarësia e PD do e detyrojë zotin Basha të mbajë një qëndrim tjetër”, u shpreh Patozi.
Sigal