Debatet/ Halimi: Xhiroja vjetore e drogës 5 mld euro, buxheti 4 mld. Fino: Sillni amendamente jo kaseta

579
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar nga debatet sot ndërsa po diskutohej buxheti. Me gjithë përpjekjen e deputetëve të maxhorancës për ta mbajtur diskutimit tek shifrat, deputetët e opozitës sërish kanë hedhur akuza për çështjen e drogës.
Por ndërsa maxhoranca ka propozuar 30 mln lekë shtesë për Presidentin, opozita nuk ka votuar kundër, ashtu si edhe për rrogat.
Bashkim Fino: 30 milionë lekë shtese presidencës. Prokurorisë nuk i japim punonjës shtesë. I kanë aty nëse ju duhen nga reforma në drejtësi. Dy milionë lekë shtesë për Avokatin e Popullit. Gjykata Kushtetuese 8 punonjës dhe 11 milionë lekë shtesë. ILDKPI-së i japim 4 milionë lekë. Hapjes së dosjeve i japim 30 milionë lekë për godinën. Shkolla e Magjistraturës 4 punonjës shtesë dhe 24 mln lekë.
Eduard Halimi: Xhiroja vjetore e drogës në vit 5 mld euro. Buxheti i shtetit 4 mld euro. Komisioni i pavarur i kualifikimit 15 mln lekë shtesë. E thotë reportazhi i BBC. Mafia në Shqipëri e ka mundur shtetin. Ka buxhet më të madh se shteti.
Ulsi Manja: Po e tha BBC dhe ti, është e vërtetë?! Të bëhemi seriozë. Nuk kanë lidhje kjo me buxhetin.
Eduard Halimi: 90 tendera me 20 mln euro ka marrë në një vit një kompani në Elbasan. A ka lidhje kjo me trafikun e drogës?
Bashkim Fino: Ne duhet të bëjmë punë në këtë komision. Sillni amendamente nëse doni. Jo të hapni kasetat.
Ulsi Manja: Ke të drejtë, por nuk ja prish dot z. Halimi se e kam nënkryetar

Nasip Naço: 125 mln lekë për indeksimin e pensioneve. Janë rritur pensionet apo po ju jepni një kaposh për vitin e ri?
Nasip Naço: Kryetar mos bini nën presionin e z. Fino. Na lër të diskutojmë nen për nen. Të bëjmë pyetjet e të sqarohemi.
Bashkim Fino: Votuat kundër pagës së Presidentit dhe pagave tuaja. Do i kërkoj Gramoz Ruçit mos u japi pagën.
Sigal