Debate për numrin e refugjatëve, por jo për faktin se do instalohen. Reagojnë: Avramopullos, Rama dhe Bello

587

Rama: Lufta e esadistëve kundër negociatave dhe 600 mijë fantazmave

Sigal

Avramopullos: BE shqyrton mundësinë për ndërtimin e qendrave strehuese për refugjatët

Eurokomisioneri për emigracionin Dimitris Avramopulos, pranoi se BE-ja po shqyrton mundësinë për ndërtimin e qendrave strehuese për refugjatët në Evropë, ndërkohë që shtetet si Austria, Gjermania, Polonia, etj, kërkojnë që këto qendra strehuese për refugjatët të ndërkohën në vendet jo të Bashkimit Evropian,

Austria bisedime me qeverinë shqiptare

Qeveria austriake po zhvillon bisedime me qeverinë shqiptare me qëllim ngritjen e një kampi për emigrantët që vijnë nga vendet e treta. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i qeverisë austriake, i cili në përgjigje të interesimit të prestigjiozes “Deutsche Welle” shprehet se klandestinët do të kthehen në vendet pritëse pas një periudhe të shkurtër qëndrimi në këto kampe. Qeveria austriake ka nisur bisedimet me qeverinë shqiptare për të ndërtuar kampin e pritjes së refugjatëve në vendin tonë. Deklarata është bërë nga zëdhënësi i qeverisë austriake Peter Launsky-Tieffenthal në përgjigje të Deutsche Welle. Në e-mailin e dërguar për prestigjiozen gjermane, zëdhënësi specifikon se emigrantët do të kthehen në vendin e tyre pas pritjes në këto qendra. Peter Launsky-Tieffenthal: Emigrantët ilegalë pas aksioneve të shpëtimit, duhet të mbahen e të ushtrohet përkujdesje për ta në kufijtë e jashtëm të Evropës, e më pas sa më shpejt të jetë e mundur, ata duhet të kthehen mbrapsht në vendet e tyre të origjinës. Nëse kjo gjë nuk do të ishte e mundur, atëherë atyre duhet t’u ofrohet strehim i përkohshëm në qendrat e refugjatëve në vende të treta të sigurta. Rreth ngritjes së një qendre për refugjatët ndërkohë po mbahen bisedime ndër të tjera edhe me Shqipërinë. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ishte i pari që hodhi idenë e ndërtimit të këtyre kampeve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Një propozim i ngjashëm vjen nga Presidenti e BE-së, Donald Tusk, i cili thotë se emigrantët duhet të grumbullohen jashtë Bashkimit Evropian. Ndërsa komisioneri Avramopulos është shprehur se kampet do të ngrihen në Afrikë por dhe në Evropë, por jashtë Unionit.

Kryeministri Rama mohon

Kryeministri Rama e mohoi dje kategorikisht se qeveria shqiptare bën marrëveshje me BE-në për të pritur refugjatë, madje, I cilësoi “ Esadistë” ata që përhapin lajme të Rremë: Kryeministri Rama: Asgjë nuk e shlyen dot nga ky proces turpin e esadistëve të rinj të Shqipërisë. Të cilët kanë hapur thesin e farës së keqe e po përpiqen të mbjellin e rrisin së fundi Lajmin e Rremë të 600 mijë sirianëve të ISIS-it që do mësyjnë në Shqipëri, në këmbim të çeljes së negociatave. Falë gatishmërisë së pasqyrave mediatike për ta reflektuar këtë broçkull kozmike, si një grimcë drite të thithur nga Dielli i të Vërtetës që u hidhet në sy njerëzve për t’i verbuar, ky Lajm i Rremë kaq monumental diskutohet, analizohet, komentohet e debatohet, si të ishte zbulimi i një konspiracioni, pazari, tradhtie e me radhë. E vërteta është se as teorikisht e jo me praktikisht, nuk ekzistojnë në asnjë pikë të planetit, jo 600 mijë ushtarë të ISIS-it që presin avionët për t’u nisur për në Shqipëri, po as 600 mijë refugjatë të zakonshëm që mund të mblidhen e të spostohen si të ishin robër lufte, drejt një vendi të vetëm, lëre pastaj drejt një vendi të vogël sa Shqipëria! Kryeministri Rama gjatë një dëgjese me banorët e Sarandës, tha se ka besim që drita jeshile për Shqipërinë do të ndizet, edhe pse kjo do të jetë me kushte. Mes të tjerash ai u ndal edhe tek kushtet, ndërsa shtoi se ‘nuk ka proces për në BE pa kushte’. Kreu i qeverisë solli në fokus shembullin e Malit të Zi, që sipas tij i janë vendosur 94 kushte.

Marko Bello: Paradoks i madh nga Europa!

Ish-deputeti i PS-së Marko Bello, e quan paradoks, që Evropa të kërkojnë nga Shqipëria të presë 600.000 refugjatë. Marko Bello thotë: Paradoks i madh nga Evropa! Bashkimi Evropian me afro 500 milionë banorë nuk është në gjendje të përballojë fluksin e emigrantëve, ndërsa Shqipëria me 3 milionë banorë u dashka të pranojë 600 mijë refugjatë.