Debate në seancën e sotme parlamentare, Rama: Reforma territoriale brenda këtij sesioni

510
Sigal

TIRANE –  Kryeministri deklaron se reforma territoriale do të votohet brenda këtij sesioni parlamentar. Ai fton opozitën t’i bashkohet pasi mazhoranca do që reforma të votohet konsensualisht në Parlament, por nëse nuk pranojnë reforma do të votohet pasi mazhoranca i ka votat dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Rama mbajti fjalën pasi opozita braktisi seancën (ora 12:55). Deputetët e opozitës vendosën të braktisnin seancën plenare ku sipas tyre nuk mund të vazhdohet në këtë rrugë të shkeljes së etikës dhe ligjeve kushtetuese.Në fjalën e tij kreu i grupit PD, Edi Paloka akuzoi kryeministrin Rama se kërkon të ulet në tryezë para se të shkojë  në Gjermani. Paloka në fund të fjalës së tij tha se opozita nuk mund të vazhdojë më në këtë Parlament ku sipas tij mazhoranca duhet të tërhiqet siç e cilësoi ai nga shkelja e ligjit.Nga ana e tij kryeministri Edi Rama duke sqaruar arsyet pse i shkruajti Bashës për ta takuar ftoi opozitën të bëhej pjesë e kësaj reforme pa vendosur kushte, por nëse nuk do të bëhej atëherë ata do të vazhdonin reformën sepse populli “na ka zgjedhur dhe nuk mund të rrimë në batakun që kanë zgjedur këta sa herë që vijë në Parlament. Reforma territoriale do të votohet këtë sesion parlamentar”Më përpara për  gati 1 orë Kuvendi u përfshi nga debate të nxehta mes qeverisë dhe deputetëve të opozitës.  Kryeministri Rama pranoi se ka shkelur etikën seancën e kaluar dhe kërkoi ndjesë për qytetarët, ndërsa shtoi se në dallim nga PD mazhoranca nuk merret me familjarët e opozitës. Rama e quajti PD-më mbeturinë e komunizmit.  Ministrja Milena Harito akuzoi opozitën se kishte mbushur administratën me kunata e gra dhe janë të shqetësuar pikërisht për largimin e tyre. Ndërsa opozita u shpreh se për herë të parë në qeveri ishin 4 anëtarë të familjes.

DEBATET E PLOTA NE KUVEND 

RAMA: REFORMA S’MUND TE SHTYHET, DO VOTOHET BRENDA SESIONIT
RAMA: “Kam ngarkuar deputetin Taulant Balla si drejtues i pjesës tonë në grupin e deputetëve pranë PE që të komunikojë me palën tjetër dhe të bëjë present faktin që ne vërtet jemi shumë të interesuar të ulemi për reformën administrativo territoriale, por nuk kushtëzojmë dialogun sa herë na është kërkuar. Ne kemi thënë se jemi të hapur. Duam që reformën ta votojmë konsensualisht në Parlament.Kërkon të bllokojë komisionin, ne i kemi votat për ta kaluar këtë reformë, i kemi nisur konsultimet kemi mbështetjen ndërkombëtare dhe përfaqësohet nga një numër donatorësh. Puna ka filluar. Nuk mund ta shtyjmë më këtë reformë. S’kemi mundësi të presim. Nuk ka lidhje me viziten time në Gjermani. Jam futar nga  kancelarja mua j me parë.  Ftesa është përpjekja fundore për të tentuar sy më sy e transparencë që të ulemi të bëjmë reformë e ka lidhje me afatet. Reforma duhet të përfundojë në këtë sesion parlamentar, nuk mund të presë.  Nuk kemi prirje e qëllim të prekim qarqet që lidhen drejtëpërdrejtë me Kodin Zgjedhor”

ORA 12:50 PALOKA: NUK ULEMI NE TRYEZE ME NESE VAHZDONI KESHTU

Deputeti Paloka solli në mendje letrën e kryeministrit Rama drejtuar kryetarit të PD për të gjetur konsensusin për reformën administrative duke thënë se kjo nuk do të ndodhë për aq kohë sa mazhoranca vazhdon të shkelë ligjin. “Një gjë tjetër që lidhet me rendin e ditë. Letra ndaj kryetarit të PD, ku papritur kryeministri i kërkon takim për të biseduar. Për çfarë? Të ulemi të bisedojmë si duhet zbatuar ligji? A duhet ne deputetët të zbatojmë kushtetutën? Se deri këtu ka ardh puna. Kemi një mazhorancë që e shkel rregullisht. Kujt duam t’ja shesim këtë mirëkuptim apo ulje për konsensus? Sa herë që ikën jashtë në Gjermani kërkon të ulemi në tryezë. Ne nuk mund të pranojmë që ju të vazhdoni të shkelni ligjin. Bëtë gjoja një hap se do tërhiqeni nga shkelja. Ligji dhe kushtetua zbatohen, nuk ulemi në tryezë ne me ju ‘na falni këtë shkelje na falni atë shkelje’. Tërhiquni nga marrja e kompetencave të presidentit, ndaj sulmit ndaj SHISH, ndaj marrja e çdo institucioni. Hajde të flasim për hallet e qytetarëve. Rama tha se ne u dashka të ikim të japim llogari te ata të legalizimeve falas. Jo zotëri, njerëzit do vijnë tju kërkojnë llogari për ato që keni premtuar. Prandaj edhe një herë kthehuni aty ku duhet sepse nuk mund të vazhdojmë në këtë prlament, që ju para vizitës në perëndim se vërtet pavarësisht numrave në parlament doni apo sdoni do të punonin në parlament.” u shpreh deputeti Paloka.

ORA 11: 59 RAMA:PD MBETURINË KOMUNISTE NDJESË PËR SHKELJEN E ETIKËS
Për  gati 1 orë Kuvendi u përfshi nga debate të nxehta mes qeverisë dhe deputetëve të opozitës.  Kryeministri Rama pranoi se ka shkelur etikën seancën e kaluar dhe kërkoi ndjesë për qytetarët, ndërsa shtoi se në dallim nga PD mazhoranca nuk merret me familjarët e opozitës. Rama e quajti PD-më mbeturinë e komunizmit.Fillesa e debatit, ishin denoncimet që ministrja e Inovacionit dhe e Administratës bëri publike kunatat dhe gratë e deputetëve të opozitës të cilët ishin punësuar në administratën e qeverisë Berisha dhe qeveria Rama i gjeti në punë. Ministrja Milena Harito akuzoi opozitën se kishte mbushur administratën me kunata e gra dhe janë të shqetësuar pikërisht për largimin e tyre. Opozita e quajti të turpshme dhe deklaroi se të gjithë janë punësuar në administratë sipas përvojës. Nga ana e tij ish kryeministri Berisha, deputeti i PD-së u shpreh se për herë të parë në një qeveri ka 4 pjesëtarë nga e njëjta familje, një veprim i cili nuk është bërë nga asnjë kryeministër socialist. Pas fjalës së mbajtur nga ish-kryeministri Berisha mori fjalën edhe kryeministri Rama i cili fillimisht kërkoi ndjesë për shkeljen e etikës seancën e kaluar parlamentare. Rama tha se ishte PD që kanë dhunuar gjuhën në emër të etikës dhe se kjo mazhorancë nuk merret me familjarët. Ndërsa Rama fliste deputetët e PD-së bënin zhurmë duke trokitur me maus dhe me duar mbi tavolinave. Kjo formë proteste ndodhi në momentin kur Rama quajti PD mbeturina të komunizmit. Kryetari i Parlamentit u detyrua ta mbyllë seancën për 10 minuta për të qetësuar situatën

JA DEBATET NE KUVEND 

RAMA: PD MBETURINE E KOMUNIZMIT, NDJESE QE SHKELA ETIKEN, PO JU SHKATERRUAT GJUHEN 
RAMA: “Dua tju them ku keni të drejtë e ku jo. Keni të drejtë kur thoni se kur dilni në foltore nuk duhet të shqetësoheni kur flitet nga mbrapa. Keni të drejtë kur thonë që edhe unë e shkela etikën. Është e vërtetë edhe pse me një dallim shumë të madh, thjesht ndava me kolegët e mi një moment një emocional. Megjithatë ju keni të drejtë se megjithëse jemi ndryshe duhet të bëjmë si ju. Ju kërkoj ndjesë nga të gjithë që janë ndjerë të fyer nga transmetimet hileqare të ekranit tuaj, që nuk e justifikojnë kryeministrin pavarësisht nëse u thanë me zë apo thjesht u mërmëritën pa zë. Pas kësaj ndjese për të gjithë ata që janë ndjerë të mërzitur apo të shqetësuar qoftë nga unë apo nga ne që presim dhe mundohemi tjua japim përditë dua tju them ca gjëra lidhur me etikën. Etika shkelet sa herë e merr fjalën kryeplaku juaj dhe zonja e ulur në krah të kryeplakut tuaj.( Degjohen zera kundershtuese) Kryeplak nuk është fjalë fyese por vend pune. Sa i takon fundërrinave të komunizmit. Unë nuk kam thënë kështu por që ju me vijën tuaj të sjelljes e qasjes jeni mbeturina të komunizmit si force. Dhe dallimi i madh mes nesh e jush është se ne nuk hyjmë në jetën tuaj private ndërsa ju nuk bëni asgjë tjetër përmes kryeplakut tuaj që vec se hyni në jetën private të kundërshtarëve bëni të prodhoni kulturën tuaj politike.  Ju ka imponuar një shërbëtor servil. Partia që ju përfaqësoni është mbeturinë e komunzimit. (Dëgjohen të bërtitura nga deputetët e opozitës. Deputetët gjithashtu kërcasin tavolinat me maus por edhe me duar.)

Komunizmi vendoste edhe kush janë dashuritë e kushërinjtë. Nuk kam asnjë kushëri në qeveri. E kam sqaruar. Se kë kam kushëri nuk e vendos sekretari i Partisë i Enver Hoxhës. E kam provuar këtu me pemën e shtëpisë time. Vazhdoni t’i bini me dorë tavolinave. Ju jeni ata që gjithçka ua kërkoni të tjerëve dhe s’e keni bërë vetë. E keni zhvatur deri në palc Shqipërinë dhe tani thoni: Kapni hajdutin. Keni shkatërruar gjuhën në emër të etikës. Ka ndodhur në të shkuarën që nga një herë edhe ne të bëhemi pjesë e saj. Ndryshim është, jo se jemi nga natyra më të mirë, se shqiptarë jemi por kemi kulturë  shumë më të mire se tuajën. Shikoni ta disinfektoni parazitët e komunizmit që i keni majë kokës.

RAMA: LEGALIZIM FALAS PER 67 MIJE FAMILJE, SE SHPEJTI PR/LIGJI NE KUVEND
”Ju jeni ata që gjithçka ua kërkoni të tjerëve dhe s’e keni bërë vetë. E keni zhvatur deri në palc Shqipërinë dhe tani thoni: Kapni hajdutin.
Keni shkatërruar gjuhën në emër të etikës. Ka ndodhur në të shkuarën që nga një herë edhe ne të bëhemi pjesë e saj. Ndryshim është, jo se jemi nga natyra më të mirë, se shqiptarë jemi por kemi kulturë  shumë më të mire se tuajën. Shikoni ta disinfektoni parazitët e komunizmit që i keni majë kokës.
Kjo nuk ka të bëjhë me ju por me ata  që dje morën dokumentat e shtëpisë dhe që nuk do të ndalet më deri kur shtëpitë e ndërtuara të jenë legalizuar dhe të jenë legalizuar falas. Pata kënaqësinë që një ndër njerëzit që morën dje titullin e pronësisë ishte Xhaxhai i Azem Hajdarit
Dua të shfrytëzoj këtë moment duke ju thënë atyre që na ndjekin. Ne dje kemi kaluar në qeveri projektin.  Do vijë në parlament dhe legalizimi do bëhet falas për ata që kanë tokën e tyre 67 mijë familje deri sot nuk kanë mundur të legalizojnë shtëpinë

HARITO: TREGON GRATE E KUNATAT  E OPOZITES QE ISHIN PUNESUAR NE ADMINISTRATEN E BERISHES
Kuvendi nis me debate. Ministrja Milena Harito akuzoi opozitën se kishte mbushur administratën me kunata e gra dhe janë të shqetësuar pikërisht për largimin e tyre. Opozita e quajti të turpshme dhe deklaroi se të gjithë janë punësuar në administratë sipas përvojës. Nga ana e tij ish kryeministri Berisha, deputeti i PD-së u shpreh se për herë të parë në një qeveri ka 4 pjesëtarë nga e njëjta familje, një veprim i cili nuk është bërë nga asnjë kryeministër socialist.

HARITO: “Jeni të shqetësuar për ata 7000 vetë që deklaroni ju, apo jeni të shqetësuar për listat e farefisit tuaj.  Jeni të shqetësuar për gruan e z.Kosova që punon në Ministrinë e Jashtme, për gruan e Saimir Shehrit në Ministrinë e Ekonomisë, për Gjergj Lezhën që ka gruan DAP dhe kunatën në Ministrinë e Mbrojtjes.
Mos jeni gjë të shqetësuar për Hasan Metukun që ka gruan apo për Roland Bejkon që ka vëllain në Ministrinë e Mbrojtjes, për gruan e Glori Hysit në Ministrinë e Arsimit, për znj.Rusmajli në Ministrinë e Financave apo që ka kunatën në Kryeministri, apo për motrën e z.Patozi në Ministrinë e Brendshme, për mbesën e Liri Berishës në Ministrinë e Integrimit, për kunatën e Genc Rulit në Ministrinë e Transportit, për znj.Mediu në Ministrinë e Energjisë apo kër gruan e Kuliqit në Ministrinë e Punëve të Brendshme se ky donte ta mbante gruan pranë. Apo për vëllain e Gerti Bogdanit në Ministrinë e Jashtme. Nuk di dhe një gjë. Pse keni një numër kaq të madh kunatash??? Kunata pafund . Pse qëlloi që gjithë gratë kunatat duhej të ishin nëpër Ministrira. Po kur janë kaq të zotë këta, pse nuk shkojnë te sektori privat që paguan dhe më mirë. Pse duhet të mbahet farefisi juaj me rrogat e shtetit. Pa harruar masat disiplinore që propozon KLSH, që e keni emëruar ju. Ju sugjeroj ti lexoni raportet se janë shumë interesant” (Në përgjigje ish kryeministri Berisha tha se është hera e parë që në qeveri janë 4 pjesëtarë të një familjeje)  

BERISHA: ASNJE ISH KRYEMINISTER SOCIALIST NUK KISHTE FAMILJE NE QEVERI, RAMA KA 4 PJESETARE
BERISHA: “Qytetarët janë të shqetësuar kur shohin Çuçin ministër, Xhillarin, burrin e Linda Bashës Kryetar bordi.  Janë të shqetësuar kur shohin kushëririn tënd të parë drejtor të MEICO. Ja zonja kuyshërirë si të mblidhen të gjitha ty si petalet e një kuaterfili. Ju përbëni gjysmën e qeverisë. Një familje. Ata kanë mend tre herë më shumë se ti. (flet për gratë e punësuara nga PD në administratë) Meritë e vetme është se je kushërirë Koleka. A ka figurë më të keqe se të përgojosh punonjës të administratës dhe i përdor me urrejtjen klasore të Spiro Kolekës. E di që emërimet sot i bën vetëm Olsi. A e di mirë sa merr Olsi për një emërim. Unë të thashë një pjesë të familjes e sojit tuj. Del me gjuhën e Kolekës, gjuhë të vjetër e të padenjë për një punonjëse. Jeni familja e vetme që keni 4 vetë në qeveri.  Kë kishte Fatos Nano, Bashkim Fino, Pandeli Majko, në qeveri nga familja e tij?

MEDIU- HARITOS: NESE GRUAJA IME KA BERE SHKELJE, MERRNI MASA 

MEDIU:“Eshtë për të ardhur keq për qeverinë dhe ju ministre Harito. Gruaja ime punon që në vitin 1992 në një administratë, por është e turpshme që ju merreni me gjera të tilla dhe shpifje. Si kam thënë asnjëherë dikujt në Parlament se ku i punon kunata apo jo. Ju kërkoj si ministre se nëse ka shkelje minimale nga ana e bashkëshortes time, merrni masa, por nëse ecni me ligjin e 1945 atehere bëjni si në atë kohë. Nuk e prisja kurrë këtë gjykim nga ju, duhet të shikoni më shumë qëndrimet që mbani”-tha Mediu. (Ndërkohë replikat kanë vazhduar në parlament edhe nga ish kryetrja Jozefina Topalli).

TOPALLI: “Tju vijë turp se nuk jemi bijë të komunizmit. Nëse do më pa se ku janë fundërrimat e komunizmit i ken në krah. Je kryeministri i shqiptarëve, duhet të shërbesh të gjithëve njësoj, je përpjekur të prishësh kuvendin, me bilbila. Ne nuk kemi lënë ndonjë herë të mos zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Pse punoni çdo ditë kundër statusit të vendit kandidat? Opozita do bëjë punën e vetë, do bëjmë çdo gjë të marrim statusin, të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.” tha Topalli. (Ndërsa deputeti i PS Taulant Balla, ka vazhduar polemikat me Topallin duke e akuzuar se ka vënë në poste drejtuese nëpër ambasada persona të familjes së saj).

BALLA, BERISHES: TERHIQ MBRAPSHT CFARE THE, PSE NUK FLET PER DHENDERIN E VELLAIN TEND 
BALLA: “Do ishte e udhës që çdo deputet në këtë pjesë të seancës ti referohej proçesverbalit. Deputeti Berisha në seancën e shkuar fjalët kryesore ka pasur ftyrë palarë, kokë palarë, zhuls, ordiner. Në nenet 64, 65, 66 të rregullore së Kuvendit, me këto fjalë përjashtohesh dhe kështu duhej të niste seanca, qoftë ky ish kryeministër ose ish president. Po ato zhelet i harrove? Po ato ulu nejet i harrove? Si s’të vjen turp të vish të thuash 8 vjet me rradhë e kam shpërdoruar atë foltore, se ta ka thënë raporti i Bashkimit Evropian “kryetarja shpërdoron” dhe raporti vazhdon më tej se si nuk u kuptua si u harxhua buxheti i kuvendit. Kujtoni se kemi pasur qeveri? Kemi pasur familje. Ti flet për nepotizëm kur ambasadat i mbushëm, pse nuk flet për dhëndrin tënd, po të vëllait tënd në konsullatë. Gjoni u hoq se bashkë me vajzën e një deputeti të PD kur duhej të kishe noj hall në konsullatë telefonata shkonte në Shkodër merrte lejen. Edhe ju Medi Hoxha nuk duhet të ankoheni për nepotizëm. Nuk kanë punë familjarët tanë në shtet. Kur ka ndodhur në qeverinë shqiptare që menjëherë pas evidentimit të opozitës të shkarkohen punonjësit, e harruat Sefgjinin kur akuzohej për vrasje dhe ju e mbanit në punë? Në emër të grupit të PS ftoj ti bindemi rregullores. Fjalët e Berishës herën e fundit janë të papranueshme. O ti tërheqë mbrasht o të ndëshkohet me 21 ditë pezulllim.” u shpreh Balla. (Më tej Berisha iu rikthye debatit dhe replikave duke vazhduar akuzat e tij për nepotizëm ndaj mazhorancës)

BERISHA: “Kryekreu juaj ose gjuan nga mata, ose përdor maska të shëmtuara sa shëmtira. Ai shërbehet nga individë që janë të dënuar në mënyrë të përsëritur për shpifje nga gjykatat. Ai shërbehet nga persona që janë të denoncuar për përdhunim dhe unë do e sjell dosjen në parlament, nga një vajzë e sëmurë me AIDS. Ai kujton se duke përmendur Elsa Kosovën që i ka bërë nder asaj ministrie, ka shërbyer vendit me përkushtim të madh, duke përmend zonjën media që ka më shumë se 20 vjet në admninistratë, duke përmend individë do mund të mbulojë qeverinë e tij nepotike.Kushëriri i tij u bë drejtor i MEIKO-s, bëri burrin e ish gruas ministër, bëri motrën e delinës zv drejtore të spitalit, bëri xhillarin që ishte betuar se kurrë se merr gruan e shokut. Unë ju them një gjë, kurrë në jetën time nuk do të shtoj, por kurrë nuk do resht së denoncuari ato që duhen denoncuar. Këto janë stolitë në qeverinë tuaj.” tha në replikën e tij Berisha. (Ish-kryeministri iu rikthye akuzave për marrëvshjen e qeverisë me FMN teksa e cilësoi si jo të vërtetë, por se është një nismë e qeverisë për të rënduar edhe më tej ekonominë e shqiptarëve.)

BERISHA: “Por unë nuk dola për tju përgjigjur kryekreut tuaj, por për marrëveshjen e fshehtë me FMN, ku ju përpiqeni të fajësoni FMN për rritjen e 10 taksave dhe kjo marrëveshje është e vërtetë. Ajo nuk është vepër e FMN. Askush nuk ka negociuar më shumë se unë në 20 vjet me FMN, ata nuk imponojnë kurrë ata kërkojnë negociator, por kur u vë përballë njerëz që vendimet i marrin me iluzione, fondi është i detyruar të vërë kushtet e tij. Ju po lozni me këtë vend. Po ju marr një model ku ju kishit të drejtë të ndërhyni, po çbëtë, ju mohuat këtë model, dhe në momëntin më kyç rritet borxhin, defiçitet, cmimet. Dhe mbi këtë model mashtrimi tuajin, shqiptarët do paguajnë më shumë. U premtuat ulje taksash por i shtuat 100%, i premtuat legalzime falas, dje kryekreu juaj tha se ato janë bërë të korruptuara, por çdo njëri nga ata është më i ndershëm se ju, sepse askush nga ata ska ndërtuart pallat 5 katësh. Dhe mashtrimi i tyre do t’ju kushtojë. Vetëm në periferi të Tiranës kanë krijuar qytetin e 6, të 9, të 10 më të madh të vendit. Ata janë të ndershëm. Ju u morët votat se do legalizoni falas. Këtu do i keni se nuk gënjejnë ata. Nuk mund tua vidhni votën e ti shkelmoni. Tani do i legalizoni falas, se kur thoja se nuk falet toka e tjetrit, zotëria thoshte falas. Këto janë probleme të parlamentit. Marrëveshja me FMN parashikon largim masiv të investitorëve. Ministria lëviz çmimet e hidrocentraleve, por ato janë vendosur me marrëveshje. Sepse për të më mirë të importohet energjia sepse vidhet. Këtë frymë po fusni ju.”