Debate në Kuvend – Shkak, gjendja e rëndë e krijuar nga përmbytjet në vend

421

Sigal

 ka zbritur në Kuvend, duke ngjallur debate sa i përket mënyrës së menaxhimit të situatës. Deputeti demokrat Edmod Spaho, në seancën e sotme plenare, akuzoi qeverinë se nuk ka marrë masat e nevojshmet për parandalimin e katastrofave, me forcimin e argjinaturave, apo pastrimin e kanaleve kulluese.

Spaho tha se pavarësisht situatës në të cilën ndodhen prej 3 ditësh banorët e zonave të përmbytura, Qeveria nuk ka ndërhyrë për t’u siguruar atyre ushqime dhe ujë të pijshëm.

“Prej 23 ditësh Shqipërinë e ka mbuluar uji. Mijëra hektarë tokë ë mbuluara nga uji, biznese të dëmtuara, banesa të përfshira nga uji, familje të pastreha. Fshatra të tëra janë pa ujë e energji në mbarë vendin. Situata po përkeqësohet, ndërkohë që kryeministri thotë se po përmirësohet. Nëse vijon kështu situata rrezikohen përmbytje masive në disa zona të vendit. Gjendja është kritike në basenin e Vjosës, në Shkodër, Lezhë, Fushë-Krujë. Uroj që numri i viktimave të mos shtohet në ditët e ardhshme. Nuk mund të akuzohet qeveria për reshjet e shiut, por kritikohet për mënyrën si ka reaguar para reshjeve me ndërhyrjet që duhet të ishin bërë, dhe mungesën e ndihmës tani për ata që janë në nevojë. Nuk u lëviz asnjë gisht i vetëm për forcimin e digave, vendosjen e mjeteve në gatishmëri, garantimin e ushqimeve dhe ujit të pijshëm për banorët e bllokuar”, tha Spaho.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Damian Gjiknuri, i cili tha se situata e krijuar nga përmbytjet po menaxhohet me sukses.

“Po flet përçart”, i tha ministri deputetit Spaho.