Debate në KQZ për përmbajtjen e fletës së votimit, Kaso: Vendim i marrë para kohe

418
Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është shoqëruar me debate mes kryetarit të KQZ-së, Denar Biba dhe përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Ivi Kaso.
Siç ishte lajmëruar më parë, Komisioni u mblodh sot në orën 11:00 për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për 18 qershor, në të cilën janë regjistruar 15 subjekte partiake.

Sipas përfaqësuesit ligjor të PD-së, vendimmarrja e KQZ-së ishte e parakohshme dhe se miratimi i fletës bëhet pasi vendoset kush garon.

Kaso: “Kjo vendimmarrje ështe parakohshme, miratimi i fletës bëhet pasi vendoset kush garon. Ne kërkojmë të drejtën ligjore”

Biba: Asnjë parti nga këto që legjitimohen për t’u ankimuar, asnjë prej tyre nuk kanë legjitimet në kuptim të interesit real.

Kaso: Shpalleni rezultatin e zgjedhjeve si të doni tani, mos bëni kot. Ç’do bëni nëse ligji i jep të drejtë ankuesit

Biba: Miratimi i listës, pas regjistrimit në KQZ. Jemi brenda kufijve të procedurës
Sigal