Debate në Komisionin hetimor për CEZ, Ristani- Ballës: Je në konflikt interesi, dorëhiqu

428
Sigal

PD kërkon dorëheqjen e deputetit Taulant Balla nga drejtimi i Komisionit hetimor të CEZ.

Deputeti Arben Ristani bëri kërkesën që deputeti socialist të mos drejtojë komisionin pasi është në konflikt interesi me familjen Berisha

Arben Ristani: “Ju jeni i dënuar si shifës me vendim gjyqësor dhe kjo është e mbyllur. Inatet personale me familjen Berisha nuk mund ti keni me këtë komision. Inatet janë jashtë këtij komisioni. Zoti Berisha do të vijë në këtë seancë menjëherë sapo të largohet konflikti i interesit” 

Taulant Balla: “Kjo është një lojë për të vonuar punën e këtij komisioni. Këtu nuk është ngritur komision hetimor për Shkëlzen Berishën, Argita Malltezin dhe Jamarbër Malltezin.Sali Berisha është thirrur si kryeministër dhe faktet që e lidhin atë me objektin e punës së këtij komisioni. E kuptoj që është lojë për të vonuar punën e këtij komisioni.  Tha se do të paraqitej në orën 10:00 në këtë komision. Kjo është lojë e ulët që pas dy javësh dhe hidhen të njëjtat argumente pa bazë juridike. Doni ta hedh në votë kërkesën tuaj? Unë nuk tërhiqem nga hetimi i kësaj cështje që i kushtoi 419 milionë euro”

Taulant Balla: Ka dhe një ish gjyqtar që e kanë futur në burg

Arben Ristani: Nuk kam qenë asnjëherë

Taulant Balla: Doni ta hedhni në votim kërkesën tuaj

Ristani: Vendos kryetari i Kuvendit

Taulant Balla: Ke vendim të Gjykatës së Lartë për dënimin tënd.

Arben Ristani: Gënjen si  mashtrues që je

Taulant Balla:  Kërkesë e ulët për të shmangur Berishën të vijë në komision