Debate në Komisionin e Vettingut, Flamur Noka: Ina Rama, fanti spathi i kryeministrit

658
Mbledhja e Komisionit të Vettingut ka nisur me debate mes anëtarëve të opozitës dhe shumicës. Në komisionin ku po shqyrtohen kandidaturat për Kolegjin e Apelimit, deputeti i PD-së, Flamur Noka gjatë fjalës së tij pohoi se PS ka përzgjedhur si kandidatë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Sokol Çomon, ndërsa shtoi se ky proces jetik u përçudnua nga kryeministri Edi Rama.
Raportohet se Noka është shprehur para të pranishmëve se vetëm 1 për qind e listës së kandidatëve ishte në rregull.

“I kam parë emër për emër, ka vetëm një standard. 99% e listës janë nivel i Ramës, dhe vetëm 1% janë ‘Ok’. Janë militantë apo përfaqësues të Partisë Socialiste. PS do kalojë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Sokol Çomon. Albana Shtylla është përfaqësuese e PS në KQZ. Ina Ramën, Rama e fut kudo si fanti spathi.”, tha Noka. Mes të tjerash deputeti i djathtë, Eduard Halimi theksoi se ata që janë përfshirë në procese politike të mos vijnë fare në komision për kandidim.

Sakaq, Ervin Bushati tha se: “Nuk keni pse e paragjykoni procesin pa nisur ende. Nga ato që janë paraqitur ka kandidatura shumë të mira”, pohoi ai.
Sigal