Dashamir Tahiri sfidon Idrizin: Kandido përballë meje

518
Dashamir Tahiri ka çelur fushatën elektorale, por në zgjedhjet e 2017-ës. “Nga qyteti i Vlorës kam startuar fushatën time si kandidat i një force politike, e cila ka qëndruar gjithmonë besnike Partisë Demokratike”, tha ai. Ish-deputeti çam ka sfiduar Shpëtim Idrizin të kandidojë përballë tij në Vlorë. “Në këtë rikandidim ku qëllimi kryesor është ai i zgjidhjes së çështjes Çame, sfidoj njeriun që e ktheu këtë çështje në interes së pazareve të tij personale,”çamit të ngelur në tentativë”, Shpëtim Idrizi, të mbajë fjalën e dhënë dhe të kandidojë përballë meje, në qarkun tim. Sot mesazhi i grave çame është i qartë “Partia Demokratike dhe aleatët e saj, janë të vetmet forca që kane luftuar për t’i dhënë dhe do ti japin zgjidhje kauzës sonë për Çamërinë”, tha Tahiri. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka hequr mandatin deputetit të grupit Parlamentar të PD-së Dashamir Tahirit, pasi akuzohet se ka fshehur dënimet në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Ai e ka apeluar këtë vendim dhe tani çështja e tij po gjykohet në Gjykatën Kushtetuese. Tahiri do dalë në zgjedhje me parti të vetën dhe ka të drejtë të kandidojë, nëse fiton gjyqin për mandatin në Kushtetuese. Ai u largua nga PDIU, sepse kjo e fundit bëri koalicion me Partinë Socialiste.
Sigal