Dashamir Shehi: Protesta, po e shkeli policia vijën e kuqe, s’mbajmë përgjegjësi për çfarë do ndodhë

420
Sigal

Ish-deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit të 2017-së, Dashamir Shehi deklaroi për Abc News se aksioni i nisur nga opozita është vetëm fillimi.

Sipas tij situata do të jetë edhe më e rëndë sepse demonstratat do bëhen më të mëdha dhe do rrethohen edhe institucione të tjera.

Ky është një sezon i deklaruar protestash.

Nuk ka asnjë gjë të re që të çuditesh. Demonstratë do jetë deri kur të mbarojë.

Ky është vetëm fillimi. Do vazhdojë të bëhet gjithnjë, më e rëndë situata. Demonstrata do i bëjmë më të mëdha, do rrethojmë institucione të tjera.

Nuk ka ç’të çuditesh tani. Ai që çuditet bën pjesë në rolin e budallait. Do vazhdojmë të bëjmë këtë punë derisa ai zotëria të jetë atje‘, tha Shehi.

Sa i përket deklaratës së Lulzim Bashës se opozita nuk njeh më as policinë, Dashamir Shehi e shpjegoi duke paralajmëruar se, nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten.

S’është më policia Enver Hoxhës, është polici demokratike.

Nëse policia do e përdorë shkopin më shumë se duhet do i përgjigjemi policisë si në të gjithë botën. Këta kanë punë të mbajnë rendin.

Për policinë jemi dy palët njësoj, si ata brenda parlamentit, si ne jashtë.

Nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten. S’është më policia Enver Hoxhës, është polici demokratike’, deklaroi ndër të tjera Shehi.