Dashamir Shehi: Protesta e Opozitës së Bashkuar, në 16 shkurt do jetë pa afat. Nuk largohemi nga sheshi pa rrëzuar Ramën

488
Sigal

Deputeti Dashamir Shehi zbardh planin e protestës të opozitës së Bashkuar në 16 shkurt dhe shprehet se  protesta e opozitës me 16 shkurt do të zgjasë deri në rrëzimin e Edi Ramës nga posti i Kryeministrit dhe formimit të një qeverie tranzitore.  Kjo demonstratë do të jetë edhe një sfidë për opozitën që të masë forcën dhe rezistencën e saj. Dashamir Shehi: Një plan kemi, planin A, të largojmë Edi Ramën. Do rezistojmë deri kur të largohet ky, pastaj koha do të tregojë, nëse jemi të fortë për ta bërë këtë punë. Të huajt mos të shqetësohen fare. Ne jemi në parlament, por ne do të shkojmë edhe në rrugë në këtë demonstratë. Shehi nuk beson se do të përsëritet çadra, pasi marrëveshja e 18 majit sipas tij është një dështim i opozitës.