Dashamir Shehi: Diktaturat s’vijnë me dhunë, shiheni Ramën si na sundon me 30 gocat me kufje!

521
Sigal

Që qeveritë të shkëmbehen, të ketë rotacion është një gjë normale, por këtë radhë nuk duam këtë, brenda pretendimit opozitar ka në thelb përmbysje të përgjithshme të sistemit, për të parë gjërat nga një këndvështrim tjetër, krejt e ndryshme dhe krejt e re dhe nevojën për ndryshim radikal, ndryshe do ishte e panevojshme të bëhej demonstrata. Ne që po e përmendim këtu, por askush nuk e kupton me seriozitet, çështjen e emigracionit, një vend që po zbrazet me këtë shpejtësi, jo të bëhen revolucione, por le të përmbysë gjithçka, se nuk ka çfarë përmbyset më, një grusht pleqsh. Shqipëria ka qenë gjithnjë e varfër, dhe nuk kemi pretenduar që të zhdukej varfëria, por mbi këtë është shtuar keqqeverisja, korrupsioni, krimi, ikën biznesmeni që ka goxha para se të vjen ai të vë pistoletën, të merr gruaja prej dore dhe të çon te vapori. Ata zotërinjtë te Astiri nuk e justifikojnë energjinë e revoltës së tyre vetëm, se po u merret shtëpia, por energjinë ua jep urrejtja sidomos ndaj padrejtësive, nëse ti ua merr shtëpinë dhe paratë ua ndan 40 mln dy vetëve që janë miqtë e tu, kjo ushqen protestën. Edhe profesori i qetë që lexon gazetën ndihet i tradhtuar, sepse padrejtësia është karburanti që ushqen motorin e protestës. Këtu ka deformuar qeverisjen dhe nga një instrument që do bënte punë është bërë instrument shtypjeje dhe dhune, të psikologjisë shoqërore. Diktaturat lindin pas votimeve të mëdha, të rëndësishme, por me votime të trazuara si këto të tonat, shkon dhe përfundon akoma më keq, në një sundim, ky zotëria këtu ka mbërrit në na sundojë, e patë me çfarë qetësie i ndryshoi ministrat?! Para diktatorëve jemi të gjithë zero! Ka ndërtuar me mendjen e vet sistemin e kontrollit qeverisës, ç’janë këto, në ç’nen kuvendi ti merr përsipër e na ve 30 goca me kufje në vesh dhe gjoja po na qeveris, dhe ato goca kanë të drejtë të kontrollojnë dhe gjejnë në gabim këdo. Këtë nuk e ka mbërrit as Zvicra, as Danimarka, sepse nuk paskemi nevojë më për qeverisje! I pengon diktatorët qeverisja, e kanë gati skemën. Ai zotëria atje, – tha Shehi duke treguar Luan Ramën, – u mundua të shpjegojë flamujt. A t’ua shpjegoj unë flamujt?! Se është pak më banale. Sa arrin të shpjegojë dhe flamujt. Ato flamujt or ti, të gjithë flamujt, i ka bërë Edi Rama! Me fantazinë e vet të piktorit. I thotë atij tek Ministria e Jashtme: A di ç’ke ti?! Ma hiq këtë sorrën e zezë prej këtu! Vëre të bardhë se kështu e do Perëndimi! Asaj Kryeministrisë, i është dukur shumë e trishtueshme: “Kemi 100 vjet që mbajmë këtë,- thotë, – të zezë e të kuqe. Bëje pak gri, thotë. Ta bëjmë gri “arxhentato” madje!