DASH i ndaloi hyrjen në SHBA Tom Doshit, reagon ambasada amerikane në Tiranë

618
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Departamentit Amerikan për t’i ndaluar hyrjen në SHBA deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij pasi thuhet se është i përfshirë në raste madhore korrupsioni. Ambasada ka publikuar vendimin e DASH në rrjetin social Facebook.
Në vendimin e DASH thuhet se “Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë”.


Sigal