DASH: Anulim i zgjedhjeve në Stamboll, cënon demokracinë

492
Sigal

DASH reagon për anulimin e zgjedhjeve në Stamboll: Të pranosh përfundimin e zgjedhjeve është principi bazë i demokracisë

DASH ka komentuar vendimin e KLZ të Turiqsë për anulimin e zgjedhjeve lokale në Stamboll dhe përsëritjen e tyre, më 23 qershor, duke thënë se: “Të pranosh përfundimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, është principi bazë i demokracisë.” Në sqarim thuhet se: “Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve në Turqi, pasi e konfirmoi përfundimin e zgjedhjeve të 31 marsit, e anuloi sërish atë. Këtë vendim të paprecedentë ashtu si aleatët e tjerë të Turqisë edhe ne po shënojmë mënjanë.” DASH gjithashtu shprehu se: “Turqia ka një traditë të vjetër demokratike për të cilën mburret. I bëjmë thirrje zyrtarëve turq që ta udhëheqin këtë proces ashtu siç i ka hije udhëzimeve të OSBE-së, një anëtari të NATO-s dhe një vendi kandidat për t’u anëtarësuar në BE.”