Darka e Ilir Metës që bashkoi të gjithë liderët

Një darkë jozyrtare i ka bërë bashkë liderët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë. Ilir Meta, i cili të martën u prit nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me ceremoni shtetërore, takoi gjatë ditës edhe zyrtarë të lartë të Kosovës. Pas takimit bilateral me homologun e tij Hashim Thaçin, Meta zhvilloi një takim edhe me Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin.

Si duket në vazhdën e takimeve që u zhvilluan gjatë ditës, përfundoi edhe me një darkë jozyrtare të martën. Gjatë vizitës në Kosovë, Presidenti Ilir Meta është nderuar me një titull të veçantë nga homologu i tij i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka marrë titullin “Urdhri i Pavarësisë”, si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.