Danaj: Zgjidhja e problemit është vetëm bashkimi i shqiptarëve me Shqipërinë

516
Më 4 maj, analisti për marrëdhëniet ballkanike, Koço Danaj, në një intervistë për gazetën “Telegraf” e kishte paralajmëruar dhunën dhe luftën e kryeministrit Gruesvki kundër shqiptarëve në Maqedoni. Zoti Danaj, e krahason politikën e kryemininistrit Gruevski ndaj shqiptarëve si ajo e Adolf Hitlerit. Dhe konkluzioni i dytë që nxjerr Danaj, është se “bashkëjetesa midis shqiptarëve dhe maqedonasve është totalisht e pamundur, krejtësisht e pamundur”. Ndaj zgjidhja e problemit, sipas Danaj, është vetëm shkëputja e shqiptarëve nga ai shtet dhe bashkimi i tyre me Shqipërinë. Sipas zotit Danaj, politika shqiptare në Maqedoni, është ndarë më dysh. Krerët e partive politike, që janë shërbëtorë te Gruevskit, ngaqë janë të korruptuar nga ai, ndërsa anëtarët e partive, mbushen përditë me urrejtje për shkak të shovinizmit hitlerian të të gjithë politikës sllave, pasi siç thotë Danaj, problem nuk është Gruevski si person, por dokrina shoviniste e politikës maqedonase, ndaj shqiptarëve, të cilët i cilëson haptazi “indianë e njerëz të egër”. Nëse nuk do të ketë zgjidhje të natyrshme, dmth, shkëputja e shqiptarëve, atëhere, zoti Danaj, pohon se në të ardhmen, do të rritet ndjenja e radikalizmit dhe do të ketë gjakderdhje në Maqedoni. 
Konkluzionet e Koço Danaj në intervistën për “Telegraf” më 4 maj 2015
1. Konluzioni i parë: Aktualisht në Maqedoni kemi të bëjmë me një shtet të mirëfilltë policor. Aktualisht qeveria e Gruevskit nuk është as më shumë, as më pak, por një qeveri që ka vetëm një synim. Të ketë nën kontroll të plotë çdo gjë, çdo qelizë të shtetit e të pushtetit, e veçanërisht kur vjen problem te shqiptarët, të ketë nën kontroll e të ushtrojë ndaj shqiptarëve po atë shovinizëm, po atë racizëm, po atë ksenofobi, që ka ushtruar edhe më përpara çdo lloj regjimi që i ka braktisur e i ka trajtuar shqiptarët si qënie e dorës së dytë. Duke analizuar qëndrimin ndaj shqiptarëve të Gruevskit, dhe ministrave të tij, veçanërisht i Ministres së Brendshme Jankulovska, është një qëndrim politik e shtetëror që ngjan si dy pika uji me politikën e Adolf Hitlerit ndaj hebrevje. 
2. Duket se shqiptarët tashmë kanë vetëm një rrugë dhe nuk ka rrugë tjetër. Pra, nuk ka edhe, edhe. Ka, ose, ose. Ose shqiptarët në Maqedoni, në trojet e tyre do të pranojnë të jenë “indianë’ dhe njerëz të egër e të trajtohen siç u trajtuan hebrenjtë nëpër getot e nazistëve, ose duhet të kërkojnë atë që është më legjitimja dhe atë që është e drejta e tyre historike dhe reale. Që është bashkimi me trungun, nga i cili është shkëputur padrejtësisht. Ëshë bashkimi me Shqipërinë. 
3. Duket, se edhe Brukseli ka akoma edhe reminishencat e qëndimeve raciste dhe ksenofobike ndaj shqiptarëve. Duket që edhe Brukseli, edhe segmentet e politikës atje, vazhdojnë ta konsiderojnë BE-në jo si një bashkim demokratik, por si një klub të krishterë, ndaj mbështet sllavët e krishterë, duke përjashtuar shqiptarët, të cilët i konsideron myslimanë. 
4. Ka vetëm një zgjidhje. Faktori shqiptar tashmë ka vetëm një rrugë. Të kërkojë ndihmën e Tiranës dhe të shpallë shkëputjen nga shteti maqedonas, shtet me nuance të hapura nazi-fashiste dhe të bashkohet me Shqipërinë.
5. Çdo tentativë për të mbajtur me zor, për të deklaruar, për të thënë që edhe mund të bashkëjetohet midis shqiptarëve dhe maqedonasve, do të thotë luftë, do të thotë përgatitje e luftës për të nesërmen midis shqiptarëve dhe maqeonasve. Pra, ata që sot kërkojnë që të gjenden rrugët e bashkëjetesës midis shqiptarëve dhe maqedonasve, ata në vend të pëllumbave të paqes, po hartojnë e përgatitin shigjetat e hartave të luftës.
6. Ata që duan paqe në Maqedoni, duhet të shpejtojnë ndarjen e Maqedonisë dhe bashkimin e shqiptarëve me Shqipërinë. Ata që duan luftë, ata do vazhdojnë me bisedime, do vazhdojnë me deklarata, që do të fshehin pregatitjet reale që bëhen për një konflikt të përgjakshëm në Maqedoni. 
Sigal

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Lubomir Fërçkoski: Qeveria e Gruevskit nxit tensionet etnike

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Lubomir Fërçkoski, ka analizuar për REL zhvillimet në Maqedoni, veçmas prapavijën e konfliktit të armatosur në Kumanovë dhe ka akuzuar Qeverinë në Shkup për nxitje të tensioneve etnike. Ai thotë se e gjitha është çështje e brendshme e Maqedonisë dhe se nuk ka të bëjë asgjë me fqinjët. Në anën tjetër, thotë ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Lubomir Fërçkoski, ajo çfarë është e rrezikshme, është loja e VMRO-së, mobilizimi i maqedonasve kundër shqiptarëve, si mënyrë e mbijetesës së tyre në pushtet. 

Ministria e Jashtme greke: Shkupi të reflektojë, mos kërkojë “koka turku”

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Konstandin Kutras, është shprehur dje se për fat të keq, ringjallja e tensioneve në Maqedoni vërteton atë që kemi thënë në mënyrë të përsëritur; se në vendin fqinj ka probleme serioze që lidhen me funksionimin e shtetit të së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut, implementimin e marrëveshjes ndëretnike Ohrit, respektimin e parimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe probleme me demokracinë në vend. Zëdhënësi i MPJ greke kërkon që udhëheqja politike në Shkup t’i trajtojë uar këto çështje, duke demonstruar frymën e vetëkritikës në vend që të kërkojë ‘koka turku’. 
Gerti Bogdani: Qeveri e kalbur dhe politikë e dobët, që mjaftohet me 4 rreshta deklaratë, ndërkohë, që vriten shqiptarë
Shtëpi të djegura, të shkatërruara, të mbushura me vrima plumbash! Njerëz të ngujuar për orë të tëra nën breshërinë e policisë mbi qytetarë civilë, të dhunuar, të vrarë! Një situatë që vjen si rrufe në qiell të hapur, një mësymje e shtetit ndaj popullatës shqiptare, një mësymje nëpër media të huaja, duke i quajtur terrorristë e isis-të, pa kursyer këtu fëmijë e të moshuar! Një tentativë për të hequr vëmendjen nga protestat popullore që bënë maqedonë e shqiptarë bashkë, tentativë që përfundoi me kosto në jetë njerëzish. Nëse kish ndodhur në çdo shtet tjetër, qeveria ‘AME’ do të kishte treguar dhëmbët e minimalisht ministri i Jashtëm do të kishte thirrur për paraqitje ambasadorin maqedonas, e kryeministri do të kishte telefonuar homologun e vet! Por jo këtu, jo kur bëhet fjalë për dhunimin e shqiptarëve! Qeveri e kalbur dhe politikë e dobët, që jo vetëm nuk mbron, por nuk denjon as të ngrejë sadopak tonin e zërit, e mjaftohet me katër rreshta deklaratë, ndërkohë që vriten e keqtrajtohen padrejtësisht shqiptarë!

Kreshnik Spahiu: Shqiptarët kanë mbetur jetim, kryeministri Rama i preu në besë

-Me sulmin e dhunshëm në Kumanonë, çfarë tregoi Gruevski? 

– Aleanca KuqeZi po ndjek me shqetësim të thellë fillimin e luftës në Maqedoni. Pas shumë vitesh pushteti mafioz dhe korruptiv i Gruevskit ka prishur marrëveshjen e Ohrit si dhe kontratën e shtetit maqedonas me komunitetin ndërkombëtar. Gruevski kërcënon gjysmën e popullsisë dhe bashkëjetesën ndëretnike. Vrasjet, plagosjet, arrestimet, dhuna janë izoluar nga terri informativ. Shqiptarët kanë mbetur jetim, pasi kryeministri Rama i preu në besë dhe sot hesht ndaj genocidit maqedonas.
Po reagimi i dy qeverive shqiptare të Tiranës dhe Prishtinës, ju si e vlerësoni?
– Patrioti Rama ka dy ditë nën avujt e rakisë së Koço Kokëdhimës në restorantet e minoritetit grek në Sarandë, ndërsa vëllezërit tanë të një gjaku po vriten dhe po terrorizohen nga pushteti maqedonas. Qeveria shqiptare dje faëjsoi individët dhe grupimet, por jo Gruevskin, duke e mos përmendur në asnjë rast fjalën shqiptar.

– Cila është zgjidhja e problemit të shqiptarëve në Maqedoni?

– Aleanca KuqeZi i bën thirrje mbarë opinionit ndërkombëtar të parandalojnë luftën dhe të mbështesin kërkesat popullore për rrëzimin e Gruevskit dhe të drejtat kushtetuese të shqiptarëve. Maqedonia është një shtet multietnik dhe shqiptarët përbëjnë shumicën, duke pasur të drejtën dhe statusin e kombit shtetformues. Ata nuk janë minoritet dhe futja e tankeve, apo mjeteve ushtarake quhet pushtim ushtarak. Aleanca KuqeZi i konsideron sot një pjesë të qyteteve shqiptare dhe mijëra shqiptarë nën pushtim ushtarak, ndërhyrja e Natos dhe ushtrive europiane është e vetmja zgjidhje për të ndalur luftën dhe dhunën në rajon. Në vitin 2015 nuk mund të mbahet një komb europian, si shqiptarët, nën pushtim, pasi në të kundërt, mbi 10 milion shqiptarë do vetmbrohen për identitetin kombëtar, duke mos lejuar asimilimin e qyteteve etnike shqiptare.