‘Damian Gjiknuri duhet të ishte në burg!’ Reagim i prerë i PD ndaj manovrës së dytë të Ramës

491
Sigal

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Damian Gjiknurit, bashkëkryetarit socialist të Komisionit të Reformës Zgjedhore, se ai ishte i gatshëm të tërhiqej nga drejtimi i Komisionit në emër të dialogut me opozitën. Tërheqja që u bë publike sot, erdhi pasi Kryeministri u detyrua ta ndërmarrë atë hap, largimin e Gjiknurit nga ky komision, me synimin për të joshur opozitën në bashkëpunim; Gjiknuri është protagonist kryesor i vjedhjes së votave në Dibër, i regjistruar me zë në përgjimet e Prokurorisë por kurrë i hetuar për atë krim.

Por, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u përgjigj prerë:

“Damian Gjiknuri dhe të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet dhe vjedhur vota nuk duhet të zgjedhin për të hequr dorë apo jo nga komisioni, por duhet të ndiqen penalisht për kryerjen e krimeve zgjedhore.

Kjo nuk është kërkesë e opozitës. Ky është standart europian, një nga kushtet e BE për hapjen e negociatave. Të gjithë ata,  përfshirë Damian Gjiknurin , që janë pjesë e dosjeve 184 apo 339 nuk duhet të jenë në Komisionin për Reformën Zgjedhore por duhet të jenë në burg dhe të proceduar penalisht për të gjitha krimet zgjedhore që kanë kryer. Nuk duhet të jenë në komisionin për Reformës Zgjerore, por duhet të jenë në burg!”