Dako takime me banorët: Vijojmë punën për t’ja ndryshuar faqen qytetit

525
Kryebashkiaku Vangjush Dako në takimin me banorë të lagjes 17 të Durrësit duke theksuar se këto investime madhore që po i ndryshojnë faqen qytetit përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të Durrësit, deklaroi se të gjithë ju jeni dëshmitarë të transformimeve që po ndodhin në Durrës dhe që do të vazhdojnë pa dallim në të gjitha zonat e tjera të bashkisë.
Ashtu si në të gjithë qytetin edhe në lagjen 17 Bashkia e Durrësit ka kryer investime të shumta, ndërkohë që problemi që ngritën banorët është kanali ujërave të zeza të kësaj zone për të cilin kryebashkiaku Dako u zotua se brenda një jave do të kryhet pastrimi i tij ndërkohë që menjëherë sapo të fillojë mandati i ri kanali do të mbyllet dhe nuk do të jetë më një problem për banorët.
Edhe në lagjen 8 kryebashkiaku Dako është pritur nga qindra banorë të kësaj lagjeje që e kanë falenderuar atë për punën e bashkisë e cila ka realizuar rehabilitimin edhe të kësaj zone.
Kryebashkiaku Dako ka bashkëbiseduar me banorët dhe ka deklaruar se Bashkia e Durrësit do të vazhdojë gjithmonë punën për përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë banorëve të Durrësit pa asnjë dallim në të gjithë zonat e qytetit në punën për kthimin e Durrësit në një qytet turistik evropian.
Sigal