Dako: Qeveria projekte për mbështetjen e Durrësit në nxitjen e punësimit

399
Nga zona e Shkozetit, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit, z. Vangjush Dako, ka deklaruar se në muajt janar-shkurt të vitit të ardhshëm të gjitha blloqet e banimit do të rikualifikohen për të vazhduar me lyerjen e fasadave dhe izolimin me polisterol të pallateve me sistemin kapot, në mënyrë që banorët të kursejnë energjinë elektrike dhe të kenë banesa të ngrohta në dimër. Në takimin me banorët e lagjes 14 në Shkozet, kandidati socialist ka deklaruar se mandati që vjen pas këtyre zgjedhjeve do të ketë në qendër të punës rritjen e cilësisë së shërbimeve, rritje të fondeve për familjet në nevojë dhe vazhdimin e investimeve në infrastrukturën e zonës.
Dako ka deklaruar para banorëve se: “në muajt korrik-gusht, pas një viti, zona e Shkozetit dhe gjithë Durrësit do të ketë tre herë më shumë ujë të pijshëm. Projekti për ndërtimin e linjës së re të ujit dhe stacionit të pompimit në vendburimin në Fushë-Milot nis që këtë vit, dhe në përfundim të tij, zgjidhim një herë e mirë problemin e furnizimit me ujë”.
Kreu i bashkisë së qytetit bregdetar ka shtuar se premtimi im para jush është që të keni besim se të gjithë projektet që kemi jemi zotuar për të realizuar në katër vitet e ardhshme në Durrës do të bëhen realitet falë punës tonë dhe mbështetjes së Qeverisë Rama. Ai shtoi se qeveria Rama ka premtuar se do na mbështesë me projekte të ndryshme për nxitjen e punësimit dhe krijimin e klimës lehtësuese për bizneset e të gjtiha llojeve. Dako e ka mbyllur fjalën e tij me zotimin se në mandatin e ardhshëm do të ndryshojë jo vetëm faqja e Shkozetit, por e gjithë bashkisë së re të Durrësit. 
Sigal