Dako përgënjeshtron Grida Dumën: T’i themi jo mashtrimit dhe përbaltjes

409
Zyra e shtypit e kandidatit të majtë për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar lidhur me anullimin e një dite më parë të rivales së tij kandidaten e PD-së, Grida Duma në debatin e Top Show. Gjithashtu kandidatja e djathtë edhe gjatë përballjes së sotme ka ardhur 40 minuta me vonesë në takimin e radhës. Përmes këtij njoftimi zyra e shtypit informon se justifikimi që i’u servir opinionit publik ishte sa qesharak, aq edhe i pavërtetë. Megjithatë, pavarësisht mungesës së pajustifikueshme të saj në debat, Dako shprehet se e ka ballafaqimin dhe jep llogari përpara 320,000 bashkëqytetarët e mi durrsakë.
“Përballë varfërisë mjerane të argumentave dhe mosnjohjes turpëruese të Qytetit e problematikës me të cilët përballen bashkëqytetarët e mi durrsakë, kandidatja për rivale ka zgjedhur të mashtrojë paturpësisht opinionin publik lidhur me përballjen për ballafaqimin e alternativave elektrorale. Ashtu siç u bë e qartë si drita e diellit për mbarë opinion publik shqiptar, kandidatja rivale refuzoi në minutë të fundit mbrëmjen e djeshme (16/6/2015) përballjen e drejtpërdrejtë televizive në studion e “Top Shoë” në Top Channel. Justifikimi që i’u servir opinionit publik ishte sa qesharak, aq edhe i pavërtetë. Megjithatë, pavarësisht mungesës së pajustifikueshme të saj në debat, unë e kam ballafaqimin dhe jap llogari përpara 320,000 bashkëqytetarët e mi durrsakë. Gjithësecili është i lirë të zgjedhë rrugën e vet, por unë kam zgjedhur drejtimin e duhur. Përsa i përket aktivitetit të sotëm me shoqatën e kontabilistëve të Qytetit, më lejoni të shpjegoj se si qëndron e vërteta. 
Kam respektuar ftesën e miqve dhe bashkëqytetarëve të mi kontabilistë, duke qenë i pranishëm në aktivitetin e organizuar për prezantimin e programit zgjedhor në orën 10:00 të mëngjesit, ashtu siç ishte parashikuar në ftesën përkatëse. Theksoj se, ftesa (shih bashkëlidhur) ka qenë për takim në orën 10:00 për ballafaqimin e alternativave të kandidatëve për bashkinë e Durrësit. Gjithësesi, kam bashkëbiseduar me ta deri në orën 10:40, kohë kur ka hyrë në sallën e takimit kandidatja për rivale, kur praktikisht, takimi po përfundonte, ndërkohë që takimi im i rradhës ishte në orën 11:30 në zonën e Ishmit. Dëshiroj të theksoj gjithashtu, se kandidatja për rivale ka kërkuar ndjesë publikisht për vonesën, duke u justifikuar me harresën e orarit të planifikuar (!!!), në një kohë kur stafi i saj ka qenë i pranishëm dhe i përpiktë që në fillim të takimit. 
Pasi u jam përgjigjur edhe pyetjeve të fundit të bashkëbiseduesve dhe pas falënderimit nga organizatorët e takimit në përmbyllje të prezantimit të platformës sime, jam larguar për të vijuar me takimet e mia ditore me zgjedhësit, duke e lënë të lirë kandidaten për rivale të diskutojë dhe prezantojë alternativën e saj për të pranishmit.Të dashur bashkëqytetarët e mi durrsakë. Kundërshtarët vazhdojnë me përpjekjet e fundit duke hedhur baltë dhe shpifur, në një përpjekje të fundit dëshpëruese për të mbuluar dështimin e një fushate sa të varfër në ide e projekte, aq edhe fyese për qytetarët durrsakë. Na ndajnë edhe pak orë nga fitorja e padiskutueshme! Le t’i themi jo mashtrimit dhe përbaltjes dhe të zgjedhim Drejtimin e Duhur për Durrësin”, thuhet në njoftim.
Sigal