Dako në Sukth: Ndërtojmë 14 shkolla të reja dhe një profesionale për bujqësinë

507
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako ka deklaruar në një takim të rinj të Sukthit që votojnë për herë të parë se gjatë mandatit të ardhshëm do të ndërtohen 14 shkolla të reja si dhe do të hapet një shkollë profesionale për bujqësinë. Dako ka deklaruar se të gjtihë shkollat e reja që do të ndërtohen do të kenë sipërfaqe të madhe si dhe terrene sportive: “Do të ndërtojmë 14 shkolla të reja ku secila do të ketë sipërfaqe 5 mijë metra katror dhe një shkollë profesionale me drejtim bujqësinë, pasi për kohën që jetojmë sot është bërë i domosdoshëm aplikimi i teknologjive të reja edhe në fushën e bujqësisë. 
Ne duam që të rinjtë të fokusohen tek këto shkolla që do të pajisjen me teknologji innovative”. Po kështu kryebashkiaku Dako deklaroi se të gjitha godinat e komunave dhe bashkive që i bashkohen Durrësit do të kthehen në qendra multifunksionale sociale për pleqtë e vetmuar, për gratë e dhunuara, fëmijët dhe të rinjtë pra për të gjithë njerëzit në nevojë pasi Bashkia e Durrësit do të jetë gjithmonë në mbështetje të fuqishme për të gjithë njerëzit në nevojë në çdo zonë të Durrësit. 
Duke biseduar me të rinj të zonës së Sukthit kryebashkiaku Dako u tha atyre se synimi ynë është që ne ti orientojnë të rinjtë drejt arsimimit dhe sportit, duke penguar që ata të shkojnë drejt veseve. Në këtë kontekst Dako shtoi se të rinjtë duhen orientuar drejt shkollave profesionale pasi sipërmarrësit kërkojnë punonjës të kualifikuar. Po kështu të gjitha terrenet publike që gjenden në të gjitha fshatrat-vazhdoi Dako- do të jenë në dispozicion për ngritjen e shkollave të reja dhe terreneve sportive. Ne, -tha Dako, -do aplikojmë modelin e Durrësit edhe në Sukth, Ishëm, Manzë, Katund i Ri dhe Rrashbull, pasi për ne qytetarët janë të gjithë të barabartë dhe meritojnë shërbime më të mira.
Sigal