Dako në Lagjes 17: Mbyllim rikonstruksionin e rrugëve pranë sigurimeve shoqërore

392
 Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit, z. Vangjush Dako është shprehur se Lagjja 17 ka përfituar disa investime të rëndësishme që do të vazhdojnë me po kaq intensitet, si infrastruktura rrugore.
“Ne kemi përfunduar shtrimin dhe asfaltimin e afro 90% të rrugëve në qytet dhe gjatë këtij viti përfundojmë edhe pjesën e mbetur. Do të mbyllim brenda vitit 2016 rikonstruksionin e të gjitha rrugëve problematike, siç janë ato që kryqëzohen pranë drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore”, -është shprehur Dako. Ai ka mbështetur shqetësimin e një prej banorëve të pranishëm rreth çështjes së eksportimit të krahut të punës jashtë vendit. Kryebashkiaku i qytetit bregdetar është shprehur se ky fenomen mund të ndalet vetëm duke mbështetur sipërmarrjen dhe duke krijuar klimën e duhur në mbështetje të biznesit, sepse vetëm kështu do të hapen vende të reja pune dhe të rinjtë nuk do të kërkojnë më të ikin jashtë për punë.
“Shembulli më i mirë,” -tha Dako,- “është Zona e Lirë Ekonomike në Spitallë, një zonë me sipërfaqe 480 hektarë, të cilën Qeveria në bashkëpunim me bashkinë e kanë vënë në dispozicion të investitorëve të huaj për çmimin 1 euro. Unë jam i bindur se sapo të nisë që të zbatohet ky projekt gjigand, jo vetëm në Durrës që nuk do të ketë më të papunë, por edhe në qytetet e tjera afër Durrësit do të ketë shumë persona që do të punësohen. ”, shtoi Vangjush Dako në takimin me banorët e Lagjes 17.
Sigal