Dako në Ishëm: Përkrahje për fermerët dhe sipërmarrësit turistikë

407
Kryebashkiaku Vangjush Dako, ka zhvilluar një takim me banorë të zonës së Ishmit, një nga pesë zonat që i’u bashkuan Bashkisë së re të Durrësit pas ndarjes së re administrativo-territoriale. Duke vlerësuar pasuritë e veçanta bujqësore dhe turistike që mbart kjo zonë, Dako shtjelloi vizionin e tij për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit cilësor me komplekse e resorte pushimi, si dhe sektorit të ri të agroturizmit, duke mbështetur projektet e fermerëve për kultivimin e vreshtave dhe ullinjve.
Kandidati i Alenacës për Shqipërinë Europiane, Vangjush Dako, u zotua se do t’i kushtohet vëmendje zhvillimit të turizmit dhe agroturizmi, duke përkrahur sipërmarrësit turistikë si një mundësi reale e zhvillimit të zonës, me synimin për ta shndërruar Ishmin në një nga vendet turistike më të frekuntuara.
“Do të përkrahim fermërët për të ushtruar veprimtarinë e tyre bujqësore”, -deklaroi Dako-, “ndërkohë që do bëjmë të mundur pastrimin e kanaleve vaditëse dhe vënien në funksion të Rezervuarit të Tarinit, me qëllim krijimin e lehtësirave në vaditjen e tokave bujqësore për fermerët e zonës”.
Një nga instrumentet e rëndësishëm për lehtësimin e pastrimit dhe vadistjes së tokave bujqësore, është dhe ngritja e institucionit të Inspektoratit të Arave, deklaroi Dako gjatë bashkëbisedimit me banorët e Ishmit. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Dako pohoi se, “Brenda mandatit të ardhshëm Bashkia do të rikonstruktojë tërësisht rrugët kryesore që lidhin fshatrat me bregdetin, si dhe rrugët mes parcelave të tokave bujqësore të zonës, pasi pa infastrukturë, s’ka bujqësi. Me projektin tonë për menaxhimin e tokës do t’i japim zgjidhje problemeve të shumta, duke krijuar një komision me ekspertë pranë Bashkisë, i cili do të shkojë fshat më fshat, duke ndihmuar me ekspertizën tonë për t’i dhënë drejtësi dhe për të bërë avokatinë për çdo problematikë që do të kenë banorët e zonës.”, tha Dako.
Sigal