Dako me banorët e Manzës, Armathës, Shkallës: Inspektoriati i arave zgjidh konfliktet për tokën

386
Toka bujqësore dhe deti janë resurset më të rëndësishme që ka zona nga Manza deri në Ishëm dhe ne do të punojmë që zhvillimi ekonomik dhe mirëqënia juaj të mbështetet pikërisht në këto dy shtylla. Kështu e ka nisur bashkëbisedimin me banorët e Manzës kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako. Ai ka theksuar se investimet e gjithsecilit nga fermerët tani e tutje do të kenë një partner të fortë, sic është bashkia e Durrësit, pasi deri tani shteti nuk ka bërë asgjë për fermerët.
“Unë zotohem se si kjo kohë, vitin tjetër do kemi në funksionim rezervuarin e Tarinit për vaditjen e tokave, kanalet e pastruara për vaditje dhe kullim si dhe rrugët në brendësi të parcelave”, -është shprehur Dako. Zona që i bashkëngjitet bashkisë së re të Durrësit do të përfitojë edhe trefishin e sasisë së ujit që merr aktualisht, pasi investimi i Bankës Botërore pritet të nisi shumë shpejt dhe zona rurale do të furnizohet me ujë me linjën e vjetër që është aktualisht në punë. Infrastrukturën rrugore që kemi bërë në Durrës do ta sjellim edhe këtu, – është shprehur Dako, – duke e bërë Manzën, Ishimin, Katundin e ri, Sukthin dhe Rrashbullin model sic kemi bërë në Durrës në këto 8 vjet. 
Në cdo qendër të madhe të komunave dhe bashkive aktuale, do të ketë nga një shesh me sipërfaqe 200-300 metër katror si qendër argëtimi dhe shplodhje për moshën e tretë, ndërsa për njerëzit në nevojë bashkia e re do të ndërtojë qendra multifunksionale sociale. Në fshatin Armathe Vangjush Dako ka deklaruar se bujqësia është baza ku ne duhet të mbështetemi për zonën tuaj, por ju duhet të fokusoheni tek produktet bio, vreshtat dhe kultivimi i ullirit, sepse vetëm kështu do të konkurojmë me vendet e rajonit.
Dako është shprehur se investimet në bujqësi, në pastrimin e kanaleve kulluese e vaditëse, vënien në punë të rezervuarëve dhe krijimin e inspektoriatit të arave, do të bëjnë që të ulet kostoja e fermerëve për prodhimet e tyre. Në ndihmë të fermerëve do të jenë pikërisht qendra të mëdha grumbullimi për produktet e tyre. “Ne marrim përsipër që të sigurojmë shitjen e produkteve për eksport, pasi fermerët duhet të mendojnë vetëm që të shtojnë sasinë e prodhimeve të tyre, të rrisin rendimentin për këto prodhime, pasi vetëm kështu do të dalim të gjithë të fituar”, -është shprehur më tej Dako.
Në fshattin Shkallë të bashkisë së Manzës kandidati Vangjush Dako është shprehur se puna e tij në mandatin e ardhshëm do të fokusohet në infrastrukturë, bujqësi, krijimin e terreneve sportive, jetën kulturore dhe sociale. Do të bëjmë në këtë zonë, aq sa nuk është bërë në 20 vjet me radhë, është shprehur Dako në mbyllje të takimeve në bashkinë e Manzës.
Sigal