Dako firmos memorandum bashkëpunimi mes Durrësit dhe qytetit kinez Shantou

547
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka pritur në një takim ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Jiang Yu. Ambasadorja kineze ka zhvilluar këtë vizitë kortezie, por njëkohësht edhe për të diskutuar me kryebashkiakun Dako rreth memorandumit të bashkëpunimit që do të nënshkruhet mes Bashkisë së Durrësit dhe Bashkisë Shantou të Kinës gjatë vizitës që kryebashkiaku i këtij qyteti kinez do të zhvillojë në Durrës, ku do të pritet nga kryebashkiaku Dako në 14 gusht.
Ambasadorja Jiang Yu ka falenderuar kryebashkiakun Vangjush Dako për pritjen dhe ka biseduar gjatë me te në lidhje me bashkëpunimin në shumë fusha me Kinën si dhe per rritjen e interesimit të biznesit kinez përsa i përket shumë sektorëve në Durrës, por edhe në të gjithë vendin.
Nga ana e tij, Dako i ka bërë ambasadores kineze një ekspoze të hollësishme në lidhje me qytetin e Durrësit dhe historinë e tij, stadin aktual të zhvillimit si dhe me punën e Bashkisë në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve të Durrësit në sajë të investimeve.
Kryebashkiaku Dako është shprehur se Durrësi ka çfarë t’i ofrojë investitorëve të huaj dhe në këtë këndvështrim, ai ka kërkuar një nxitje më të madhe të investitorëve kinezë për të investuar në Durrës. Kryebashkiaku Dako është ndalur edhe në fushën e turizmit, duke i njohur zyrtarët kinezë me llojet e turizmit që ofron Durrësi, jo vetëm për plazhin, por edhe turizmin arkeologjik, kulturor etj. Dako deklaroi se turizmi është një prioritet i Bashkisë ku synohet nxitja e investimeve vendase dhe të huaja.
jithashtu, Dako deklaroi se “memorandumi i bashkëpunimit që do të nënshkruhet me bashkinë e Shantou ëshët i dyti pas atij të nënshkruar me një tjetër qytet të rëndësishëm kinez si Ningbo. Ky forcim i bashkëpunimit të qytetit të Durrësit me disa qytete të rëndësishme kineze krijon hapësira zhvillimi në fusha të ndryshme për qytetin e Durrësit i cili mund të konsiderohet nga biznesi kinez si platformë ekonomike e rëndësishme”.
Shantou është një nga 5 zonat speciale ekonomike të Kinës, një qytet port i rëndësishëm. Qyteti ka një sipërfaqe prej 2064 km2 dhe një popullsi prej 5.5 milion banorë. Shantou njihet edhe si “Meka Kulturore Bregdetare ” për shkak të trashëgimisë së madhe kulturore. Po ashtu, Shantou ka ambjent të shkëlqyer biznesi. Ai është një nga bazat më të mëdha të prodhimit të veshmbathjeve, një bazë e rëndësishme për prodhimin e lojrave, kozmetikës, prodhimeve artizanale, makinerive paketuese etj. Në përfundim të takimit me ambasadoren kineze janë shkëmbyer edhe dhuratat e rastit ku kryebashkiaku Dako i ka dhuruar ambasadores kineze një pllakë me simbolet e qytetit të Durrësit
Sigal