Dako: Do të ulim me 30 % taksën e pronës për biznesin nga muaji shtator

451
Gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar mes Kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe grave biznesmene të Durrësit, është vënë theksi në krijimin e lehtësirave të nevojshme, me qëllim mbarëvajtjen dhe rritjen e rolit të gruas në biznes. 
Dako, është zotuar se, duke filluar nga muaji shtator i këtij viti do të ulë me 30 % taksën e pronës për biznesin, maksimumin e lejuar nga ligji në fuqi. Nga ana e tyre, gratë sipërmarrëse ngritën si shqetësim kryesor, problemin e mungesës së kanalizimeve në zonat e plazhit dhe Shkozetit ku ato ushtrojnë aktivitetin dhe kanë kërkuar zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj problematike.
Në përgjigje të shqetësimit, Vangjush Dako ka pohuar se “ Në bashkëpunim me Bankën Botërore, ky shqetësim juaji do të marrë zgjidhje, brenda një afati të shkurtër kohor pasi është parashikuar një investim prej 5 mln dollarësh që do të bëjë të mundur sistemimin përfundimtar të kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza në plazh dhe Shkozet, me qëllim shmangien njëherë e përgjithmonë të përmbytjeve, që bëhen prezente kryesisht në stinën e dimrit”.
Më tej, Dako deklaroi mbështetje maksimale mbi fuqizimin e rolit të gruas në biznes dhe shoqëri nëpërmjet favorizimit dhe krijimit të lehtësirave të nevojshme për to. 
Sigal