Dako: 480 ha tokë truall për zonën e lirë ekonomike, do të hapen me mijëra vende pune

389
Në vazhdim të turit të tij elektoral Vangjush Dako ka zhvilluar një takim me banorë të lagjeve 5 dhe 6 të qytetit të Durrësit. Në fokusin e bashkisë, krahas projekteve për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës,është edhe punësimi i banorëve të Durrësit ka thënë Dako në këtë takim. Dhe për këtë qëllim projekti më madhor është ndërtimi i Parkut Industrial për të cilin bashkia ka vënë në dispozicion 480 ha tokë truall si dhe ka krijuar të gjitha lehtësirat e nevojshme për realizimin e këtij projekti.
Projekte të tilla do të realizohen edhe për faktin se tashmë ky qytet nuk i përket vetëm durrsakëve por ai është një qytet mbarë kombëtar dhe më gjerë ,ka thënë Dako. Durrësi është një qendër turistike e Shqipërisë,Kosovës,Maqedonisë dhe Malit të Zi. “Modeli i Zhvillimit të Durrësit do të jetë modeli i zhvillimit të Shqipërisë. Ky është vizioni ynë së bashku me qeverinë për ta transformuar Durrësin në një model zhvillimi për mbarë Shqipërinë. Ne kemi një projekt shumë të qartë zhvillimi.
E njohim qytetin shumë mirë. Dimë të gjitha pikat e dobëta por edhe potencialet e mëdha për zhvillim, dhe është vetëm koha e cila na duhet për të realizuar projektet për zhvillimin e këtij qyteti. Në projektin tonë për Bashkinë e re të Durrësit jemi të fokusuar tek pasuritë që kemi,Detin,Tokën Bujqësore dhe Tokën Industriale. Për të zhvilluar industrinë kemi përzgjedhur zonën e Spitallës ku do të ndërtohet parku industrial,një zonë e lirë ekonomike. Atje do të hapen me mijëra vende të reja pune. Ky do të jetë një model zhvillimi i industrisë në Shqipëri. Bashkia ka vënë në dispozicion të këtij parku 480 ha tokë truall si dhe të gjitha lehtësirat për realizimin e këtij projekti”ka thënë Dako në këtë takim.
Sigal