Dako: 0 taksë vendore për 3 vjet për investimet mbi 1 mln euro në bujqësi

416
Kryebashkiaku Vangjush Dako gjatë vizitës që ai ka zhvilluar në një fermë të rritjes e mbarështimit të lopëve në zonën e Manzës, wshtw zotuar se kush investon mbi 1 milion euro në bujqësi me projekte serioze dhe punëson mbi 30 punonjës do të ketë zero taksën vendore për tre vjet. Kreu i Bashkisë së Durrësit iu ka bërë thirrje sipërmarrësve të kthejnë vëmendjen dhe të investojnë në bujqësi, pasi në sipërmarrje të tilla mund t’i vjelin shpejt frytet e investimit, duke u bërë gjithashtu, nismëtarët dhe nxitësit e një zhvillimi të shpejtë të bujqësisë.
Po kështu, në një takim me fermerët në një nga fermat e zonës së Sukthit z. Dako u angazhua për të vënë në funksion rezervuarin e Tarinit, duke siguruar një fond prej 10 milion lekësh në mënyrë që të marrë zgjidhje problemi i vaditjes së këtyre tokave bujqësore. Dako kërkoi nga bujqit e zonës Rrushkull, Perlat, Kullë e Ishëm, që ta drejtojnë vëmendjen tek vreshtaria dhe ullinjtë, të cilat janë kulturat që janë kultivuar tradicionalisht në këtë zonë. 
Gjithashtu, Dako deklaroi se në sajë të punës që po bëhet nga ana e Qeverisë, në fillim të vitit të ardhshëm do të kryhet edhe regjistrimi hipotekor i tokave bujqësore, që është edhe një nga kërkesat kryesore të këtyre banorëve. Kështu, brenda periudhës Janar-Shkurt 2016, z. Dako garantoi fermerët se do të shpërndahen çertifikatat e pronësisë së tokës pas një mungese 20-vjeçare. Kryebashkiaku Dako deklaroi, gjithashtu, se për të garantuar tregun e produkteve bujqësore do të hapet një pikë qëndrore grumbullimi për të gjithë këtë zonë që do të lehtësojë ndjeshëm nxjerrjen të treg të produkteve bujqësore për fermerët.
Sigal